Categories: sport

Rruga e gjatë dhe e mundimshme e trajnerit të Sheriffit Tiraspol

Deri muajin e kaluar, Yuriy Vernydub nuk kishte dalë kurrë në skenën më të madhe të futbollit evropian, e lëre më të ketë sukses në të. E gjitha ndryshoi kur skuadra e tij, Sheriff Tiraspoli tronditi botën në paraqitjen e parë të tij dhe klubit nga Moldavia në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Së pari, klubi me bazë në shtetin e vogël të shkëputur të Transnistrisë, mposhti pjesëmarrësin e rregullt të fazës së grupeve të Championsit, Shakhtar Donetskun. Pastaj, kundër të gjitha shanseve, Sheriffi si autsajder triumfoi ndaj Real Madridit dhe atë në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Por trajneri 55-vjeçar ukrainas, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në hapësirën post-sovjetike, mbetet i përulur.

“Unë jam mirënjohës ndaj djemve të mi për atë që bënë”, tha trajneri i Sheriffit.

Njerëzit që janë pranë Vernydubit e përshkruajnë atë si këmbëngulës dhe një person që punon dhe asnjëherë nuk tërhiqet nga idetë e tij.

“Ju nuk mund të debatoni me të”, tha djali i tij, Vitaliy Vernydub, i cili është një futbollist profesionist dhe ka luajtur nën drejtimin e babait të tij për disa vjet.

I lindur në qytetin veriperëndimor të Ukrainës, Zhytomyr, një qendër transporti që lidh Kievin me Varshavën, Yuriy Vernydub filloi karrierën e tij profesionale në qytetin e tij në vitin 1983. Për vite me radhë, ai kërceu mes klubeve të profilit të ulët në Ukrainë, larg nga vëmendja e nivelit të lartë të futbollit evropian. Ai më në fund, në perëndim të karrierës së tij, i luajti dy ndeshje me fanellën e Zenitit në Kupën e UEFA-s. Mirëpo si lojtar dhe më pas si trajner, Vernydub thotë se “ëndërronte” të merrte pjesë në garën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve. Duke akuzuar Moskën për mbështetjen e separatistëve pro-rusë në luftën e tyre kundër forcave qeveritare në Ukrainën lindore, ai tha se tani nuk do të pranojë kurrë një ofertë për të punuar si trajner në Rusi.

“Kjo ndoshta do të mbetet e vërtetë deri në fund të jetës sime”, insistoi Vernydub.

Pasi karriera si lojtar aktiv përfundoi në vitin 2000 për shkak të një dëmtimi në gju, Vernydub filloi karrierën e tij si trajner, duke shërbyer si ndihmës te Metalurh Zaporizhzhia, klub që bënte gara në elitën e futbollit të Ukrainës. Roli i tij i parë si trajner erdhi në vitin 2011 me Zorya Luhanskun, një klub me buxhet të vogël, i cili megjithatë sfidoi gjigantët ukrainas – Shakhtarin dhe Dynamo Kievin. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai drejtoi klubin, i cili u detyrua të lëvizte nëpër stadiume të ndryshme për shkak të luftimeve që shpërthyen në Ukrainën Lindore në vitin 2014, duke luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në dy sezone rresht. Futbollistët që kanë luajtur për Vernydubin thonë se ai i ndihmoi ata të zhvilloheshin në lojtarë më të mirë. Porteri 22-vjeçar, Andriy Lunin, u ble nga Real Madridi në vitin 2018 për 8.5 milionë euro.

“Ai është një person dhe trajner shumë i mirë”, tha reprezentuesi i Ukrainës, Oleksandr Karavayev, i cili luajti nën urdhrat e Vernydubit te Zorya. Karavayev, i cili tani luan për Dynamo Kievin, vuri në dukje “dëshirën dhe besimin” e Vernydubit duke e ndihmuar atë të përparojë në shkallët e futbollit ukrainas dhe “të hyjë në ekipin kombëtar”. Pas një dekade në role të ndryshme te Zorya, Vernydub përfundimisht u largua në vitin 2019 pasi raportoi në mosmarrëveshjet mbi shitjet e rregullta të lojtarëve më të mirë të ekipit dhe transferimet e reja me te cilat nuk ishte pajtuar.

“Është shumë e vështirë të fillosh çdo gjashtë muaj të grumbullosh një ekip, të zhvillosh një stil loje, të luftosh për rezultate”, tha Sergiy Rafailov, ish-drejtori i përgjithshëm i Zoryas kur u pyet për largimin e trajnerit Vernydub.

Vernydub pastaj kaloi një sezon duke stërvitur në Bjellorusi para se të transferohej në qendrën administrative të Transnistrisë, te Sheriffi.

“Kishte një shans për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, shpjegon ai.

Artyom Frankov, kryeredaktor i revistës së futbollit të Ukrainës, tha se kalimi te Sheriffi ishte shumë tërheqës për Vernydubin, sepse ai ishte në gjendje të merrte më shumë kontroll mbi vendimet e klubit.

“Ai vetë mund të zgjedhë lojtarët që i duhen”, tha Frankov.

Të martën, Sherifi udhëton për në Itali për t’u përballur me ish-kampionin e Evropës, Interin.

“Është e qartë se do të jetë shumë e vështirë”, thotë Vernydub. “Por nuk ka nevojë të kemi frikë. Duhet të dalim dhe të luajmë”.

të fundit

Shkëndija pa fat, gjithçka vendoset në Baku!

Shkëndija e Tetovës sot luajti njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni – sfidën e parë të rrethit…

4 hours ago

Horoskopi 6 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij…

5 hours ago

U shpall në kërkim para disa ditësh për një impiant gazi në Delvinë, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Meqemeja

Biznesmeni Sokol Meqemeja, është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me ndërtimin pa leje të një TEC-i në…

5 hours ago

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të…

5 hours ago

Reshjet e dendura të shiut përmbytën Vlorën, reagon Ermal Dredha: Ekipet e bashkisë në terren, brenda 2 orëve situata u kthye në normalitet

Kryebashkiaku Ermal Dredha ka reaguar pas përmbytjes së qendrës dhe disa nga akset rrugore në qytetin e Vlorës. Reshjet e…

5 hours ago

“Shkolla “Ibrahim Basha” mbillet me misër”, Bashkia Kamëz përgënjeshtron lajmet: S’është e vërtetë, toka në foto është jashtë ambientit të institucionit

Bashkia e Kamzës ka dalë në një reagim publik në lidhje me një lajm i cili ka qarkulluar ditën e…

6 hours ago