sport

Rruga drejt EURO 2028 nis që sot, Shqipëria njeh rivalët në Ligën e Kombeve me ndryshimin historik

Viti 2026, ka marrë një peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, e cila po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të historisë së saj.

Kuqezinjtë janë përfshirë në fazën “Play Off” të Kupës së Botës, duke synuar një kualifikim historik në turneun më të madh futbollistik.

Të lidhura

None found

Ecuria në këto ndeshje do të përcaktojë jo vetëm fatin e pjesës së parë të vitit, por edhe fokusin e objektivave për muajt në vijim.

Nëse rruga drejt Botërorit do të mbyllet me sukses, Shqipëria do të shkruajë histori. Në të kundërt, vëmendja do të zhvendoset plotësisht te Liga e Kombeve, një kompeticion ku kuqezinjtë kërkojnë rikthimin pas zhgënjimit të edicionit të fundit.

LIGA E KOMBEVE- Sot në Bruksel hidhet shorti i fazës së grupeve të edicionit 2026/27 të “UEFA Nations League”, një moment kyç për Kombëtaren shqiptare që do të mësojë kundërshtarët e saj në Ligën C. Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në vazon e parë për shortin e fazës së grupeve, që hidhet sot në Bruksel. Ky pozicionim e rendit Shqipërinë mes përfaqësueseve me koeficientin më të lartë të kësaj lige, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Në vazot e tjera përfshihen përfaqësuese si Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Qipro, Ishujt Faroe, Moldavia, Estonia dhe San Marino, si edhe skuadra që do të dalin nga ndeshjet “play-off” mes Ligës C dhe D. Sistemi i garës parashikon përballje vajtjeardhje brenda grupit.

Sipas rregullores së UEFA-s, vendet e para sigurojnë ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendet e dyta mund të përfshihen në fazën “play-off”, në varësi të formulës përfundimtare. Në këtë kontekst, objektivi i Shqipërisë është i qartë: fitimi i grupit dhe rikthimi në Ligën B, si dhe ruajtja e një rruge alternative drejt kualifikimit në EURO 2028. Liga e Kombeve mbetet një kompeticion i rëndësishëm për kombëtaret europiane, pasi ndikon drejtpërdrejt në renditjen e UEFA-s dhe në mekanizmat shtesë të kualifikimit për turnetë madhorë.

RISIA NË KALENDAR – Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor. Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet europiane.

Për Shqipërinë, synimi këtë sezon në Ligën e Kombeve është padyshim kryesimi i grupit në Ligën C. Një arritje e tillë do të siguronte jo vetëm ngjitjen në një nivel më të lartë konkurrimi, por edhe një mundësi reale për të synuar fazën “Play Off” të EURO 2028 përmes kësaj rruge alternative që në fakt duket më e shkurtër dhe më e lehtë se kualifikueset e Europianit.

SEZONI I SHKUAR- Ecuria aktuale vjen pas një edicioni zhgënjyes në Ligën B, ku Shqipëria e mbylli grupin në vendin e fundit përballë Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Performancat nën drejtimin e trajnerit Silvinjo nuk përmbushën pritshmëritë dhe sollën rënien në Ligën C.

Një nga pikat më të diskutuara ishte mungesa e hapësirave për elementë të rinj, pasi u ruajt thuajse i njëjti bllok lojtarësh që kishin përfaqësuar ekipin në kualifikueset dhe fazën finale të Europianit. Kjo strategji nuk prodhoi alternativa të reja për objektivat pasues duke u konsideruar padyshim një nga kompeticionet e vetme, ku Silvinjo me kombëtaren dështuan.

të fundit

Kurti dhe Abdixhiku pa dakordim politik, LVV-ja e LDK-ja bëjnë të ditur veprimet e radhës

Lumir Abdixhiku sapo ka arritur në zyret e Kuvendit të Kosovës. Kreu i LDK-së do të zhvillojë takimin e radhës…

2 minutes ago

Përplasje fatale në Shkup, ndërron jetë një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në…

5 minutes ago

Po përpiqen të na bëjnë budallenj”, Morientes kritikon Real Madridin për çështjen Rodri

Legjenda e Real Madridit, Fernando Morientes, ka kritikuar ashpër klubin madrilen për mënyrën se si e ka menaxhuar interesimin për…

9 minutes ago

Kurti pas bisedës me Abdixhikun: Ambiciet konkrete nuk përputhen me rezultatin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar…

13 minutes ago

Ivan Toney akuzohet për sulm në një klub nate në Soho, paraqitja në gjykatë më 24 shtator

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm në një klub nate në Soho, tha të premten…

15 minutes ago

Modelet e Inteligjencës Artificiale shkelin udhëzimet, ndërmarrin veprime të palejuara dhe manipulojnë njerëzit

Instituti britanik për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale, AISI, testoi shtatë modele në 122 prova të ndryshme. [...]Read More...

15 minutes ago