sport

Rriten vlerat e lojtarëve të Kombëtares

Turqia është kthyer në tregun e ri të lojtarëve tanë. Ernest Muçi ishte goditja e fortë e Besiktas, që e mori për 10 milionë euro nga Legia Warshzaw, edhe më shumë sesa vlera që i jep agjencia e specializuar “Transfermarkt”, prej 8 milionë eurosh.

Gjithsesi, për “yllin” e ri rritja është impresionuese, sepse nuk harrohet shkurti i vitit 2021, kur u transferua nga Tirana për në Poloni për vetëm 500 mijë euro, teksa në më pak se 3 vjet, Muçi e 20-fishoi vlerën e tij profesionale.

Ndërkaq, Turqia mund të bëjë biznes edhe me kartonin e Rej Manajt. Sulmuesi që ka 14 gola në Turkiye Superlig dhe është në garë me Edin Dzeko e Mauro Icardi për “Këpucën e Artë”, besohet se ka tërhequr vëmendje nga Spanja, Franca apo edhe Arabia Saudite, teksa trajneri i tij te Sivasspor, Bulent Oygun, parashikon që kartoni i sulmuesit të shitet për të paktën 15 milionë euro.

Natyrisht, Kombëtarja ka edhe lojtarë të tjerë që vlejnë jo pak. Kristjan Asllani sot vlerësohet në 14 milionë euro, ndërsa Inter e mori për 10 milionë euro.

Armando Broja ndërkaq, është rekordmeni ndër “Kuqezinjtë” me vlerë kartoni 28 milionë euro, diçka më poshtë sesa maksimumi që e pati në nëntor të 2022-it, kur “transfermarkt” e vlerësonte me 30 milionë euro.

të fundit

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i…

16 minutes ago

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të…

16 minutes ago

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët të revoltuar shpërthejnë keq ndaj Belinda Ballukut: Hajdute që del e bën moral, të është ngushtuar laku (MESAZHET)

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që…

39 minutes ago

Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO)

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një apel për prindërit që…

1 hour ago

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet…

1 hour ago

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po…

2 hours ago