sport

Rregullorja e FIFA-s për Botërorin bën gjithçka lëmsh, vendi i katërt mund të kualifikohet në fazën tjetër

FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra dhe faktin se jo të gjitha ekipet e vendeve të treta mund të kalojnë mes 32 të më të mirave të turneut. Por kjo ka sjellë një çudi që mund të prodhohet që në vitin e parë të aplikimit të kësaj skeme.

Ekziston mundësia që një skuadër e cila e mbyll fazën në grupe në vendin e katërt, të kualifikohet në vend të skuadrës që e mbyll grupin në vendin e tretë. Kjo, pasi FIFA ka vendosur që në rast pikësh të barabarta, të mos marrë parasysh golavarazhin e përgjithshëm në grup, por bilancin direkt mes skuadrave.

Të lidhura

None found

Në Grupin D, kjo krijon një paradoks të madh. Në ndeshjet e fundit, Turqia luan ndaj SHBA dhe Paraguai ndaj Australisë. Nëse Turqia dhe Australia fitojnë ndeshjet përkatëse, Turqia do të ishte e treta në grup me 3 pikë dhe një golavarazh të përgjithshëm më të mirë se Paraguai.

Por për shkak të ndeshjeve direkte, Paraguai do të ishte ekipi që do të merrte vendin e tretë në klasifikim me një shans për të vazhduar më tej, në dëm të Turqisë, edhe pse kjo e fundit në teori do të kishte më shumë mundësi me një golavarazh të përgjithshëm që merret parasysh në renditjen e vendeve të treta.

 

 

Sipas ekspertëve, kjo do të krijojë një situatë ku në të ardhmen skuadrat e vogla do të përqendrohen vetëm në një ndeshje të veçantë në grup, pasi ajo mund t’u sigurojë kalimin në fazën tjetër të turneut.

të fundit

FSK e mbyll me sukses angazhimin në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova ka qenë pjesëmarrëse në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke dëshmuar nivel…

3 minutes ago

“Çfarë komandant i leshit”/ Rama e sulmoi, dokumenti nxjerr të vertetën: Dritan Goxhaj pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të luftës

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, sulmoi sërish Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i UÇK-së, pasi një ditë më parë ai shpalosi…

6 minutes ago

Aksion antidrogë në Rosoman, arrestohet një 18-vjeçar

Një person është privuar nga liria pasi gjatë një bastisjeje në Rosoman policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike.“Më 22.06.2026, në…

8 minutes ago

Snopçe: As balancuesi dhe as ligji për përfaqësim të drejtë nuk parashohin pengesa ndaj keqpërdorimeve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet që shqiptarët mos…

9 minutes ago

Cancelo mbron Ronaldon dhe Neymarin: Nuk u duhet t’i provojnë asgjë askujt

Joao Cancelo ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos dhe Neymarit, duke insistuar se dy superyjet e futbollit botëror nuk…

9 minutes ago

Turqia ndalon mbi 200 të dyshuar para samitit të NATO-s në Ankara, nën hetim për lidhje me organizata terroriste

Më shumë se 200 persona janë arrestuar nga policia turke, e cila njoftoi të martën se të ndaluarit dyshohen për…

21 minutes ago