Categories: sport

Rregullorja e FIFA-s pengon Shqipërinë, portieri 12 milionë euro nuk mund t’i bashkohet Kombëtares

Mundësia që portieri italian Elia Caprile të luajë për Shqipërinë është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi dyshohet se ai është kontaktuar për t’iu bashkuar kuqezinjve të drejtuar nga Rolando Maran.

Të lidhura

None found

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret dhe situata mbetet e paqartë. Për më tepër, rregullorja e FIFA-s e vështirëson ndjeshëm një lëvizje të tillë, pasi Caprile nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Gardiani 25-vjeçar nuk ka prejardhje shqiptare dhe nuk ka lindur apo jetuar në vendin tonë. Edhe fakti që partnerja e tij, Emili Toshkollari, është shqiptare dhe mund t’i krijojë mundësinë për të marrë pasaportën shqiptare, nuk mjafton për ta bërë të mundur aktivizimin e tij me Kombëtaren.

Pengesa kryesore lidhet me të kaluarën e tij ndërkombëtare. Caprile ka luajtur më parë disa ndeshje me ekipet e moshave të Italisë dhe është grumbulluar edhe nga kombëtarja italiane, ndonëse nuk ka zhvilluar ende debutimin me skuadrën Azzurre.

Sipas rregullave të FIFA-s, marrja e pasaportës nuk është kriteri i vetëm për të përfaqësuar një kombëtare. Përveç dokumentacionit, kërkohet edhe ekzistenca e një lidhjeje të fortë me vendin përkatës.

Elia Caprile nuk plotëson asnjë nga këto elemente që lidhen me Shqipërinë. Ndërkohë, sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg arrin në 12 milionë euro, një shifër e konsiderueshme për një portier. Ai u shpall kampion i Serie A me Napolin në sezonin 2024–2025 dhe aktualisht është pjesë e Cagliarit, në Serie A.

të fundit

Musliu-Shoshi: Deputetët në Kuvend kërkojnë votimin e ligjit në lexim të dytë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar qytetarët që po vazhdojnë protestën dhe u ka bërë thirrje të qëndrojnë të…

4 minutes ago

Haradinaj: Seanca duhej të kufizohej te miratimi i projektligjit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur sot para mediave në protestën që po…

5 minutes ago

Këshilli Fiskal ngre alarmin për pensionet: Pa reforma, deficiti arrin në 6.6 për qind të PBB-së

Sistemi i pensioneve në vend është nën presion fiskal strukturor dhe nëse nuk ndërmerret asgjë në vitin 2030, deficiti do…

12 minutes ago

Balliu i dorëzon delegacionit amerikan dosjen për krimin e organizuar, SHISH-in dhe KAYO-n

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim me një delegacion të kongresmenëve dhe kongresisteve amerikane, ku në…

13 minutes ago

Eric Wendt takohet me Klodian Braho: SPAK dhe prioritetet e Donald Trump për krimin ndërkombëtar, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm

Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Eric Wendt ka takuar…

13 minutes ago

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës, i dyshuar për 700 mijë euro

Policia në Durrës ka vënë në pranga Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në këtë qytet, Elisabeta Mataj, që…

16 minutes ago