Categories: sport

Rrëfehet Tare: Realizova ëndrrën të luaja në Serie A, Italia është vendim më i dashur i shqiptarëve

Sot 30 vite me parë anija Vlora do të zbarkonte në brigjet e Italisë me plot 20 mijë shqiptarë me vete. Disa prej tyre gjetën rrugën e tyre në jetë dhe ia dolën të kthehen në persona që kanë dhënë një kontribut të madh përtej Adriatikut. “RAI 3” ka zhvilluar një reportazh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa ndër të intervistuarit ishte edhe Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lacios rrëfen fëmijërinë e tij dhe ëndrrën me të cilën është rritur, që në fund ia doli ta bënte realitet. Tare vlerëson së tepërmi shtetin italian, të cilin e quan edhe si më të dashurin për të gjithë popullin shqiptar, duke qenë se në të shkuarën janë rritur me kulturën që vinte përtej Adriatikut.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Vlorë, ??kam kujtime të mrekullueshme. Prej aty lindi ëndrra ime për të luajtur në ligën italiane. Isha në gjendje ta realizoja me kënaqësi të madhe. Shtetësia greke? Në fillim nuk doja ta merrja, por në rininë time forca për të provuar diçka të re përfaqësonte një aventurë për të gjithë njerëzit tanë.

Jam i lumtur për atë që kam ëndërruar gjithmonë si fëmijë. Është një kënaqësi e madhe. Ëndrra e 20,000 njerëzve për të kërkuar diçka më të mirë në Itali është diçka që na lidh shumë me popullin italian. Është shteti më i dashur, në sheshet shqiptare gjatë Kampionatit Evropian ishte plot me njerëz që brohorisnin për Italinë. Ne u rritëm së bashku me televizionin dhe gjuhën italiane. Ka qenë gjithmonë një ëndërr ta përjetosh atë nga dora e parë”, ka thënë Igli Tare.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

43 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago