sport

Roy Keane: Kam luajtur për të lënduar kundërshtarët, a jam penduar? Kurrë

Në futboll shpesh shohim ndërhyrje të ashpra, futbollistë që i tejkalojnë limitet, njëri prej tyre ka qenë pa diskutim edhe Roy Keane, ish kapiteni i famshëm i Man.United.

Një nga ndërhyrjet e tij që vështirë se harrohen, ka qenë ajo ndaj Alf-Inge Haaland, babai i Erling Haaland, një faull i ashpër që i dha fund karrierës së Alf-Inge. Ajo që habit më shumë është fakti se Keane nuk ka asnjë pishman, nuk ndjen keqardhje edhe pasi kanë kaluar vite, fakt që ai e pranon edhe në librin e tij autobiografik:

“Pishman në karrierë? Jo, sa herë do të më jepej mundësia do ta ribëja. Nuk jam penduar kurrë për gjërat që kam bërë në karrierën time, kurrë, asnjë herë. Mbase, mbase, ndonjë herë kur kam marrë kartonë të kuq dhe kam lënë ekipin dhe shokët vetëm. Për mua të zbrisje në fushë ishte sikur të shkoja në luftë.

Zbrisja në fushë për ti bërë keq rivalëve? Sigurisht, për këtë nuk kam kërkuar kurrë ndjesë. Edhe kundërshtarët përpiqeshin të më bënin keq mua, e provonin sigurisht. E vërtetë është se kur nuk e kam bërë diçka qëllimisht, të futesha në fushë për të dëmtuar dikë qëllimisht. A ka ndodhur? Sigurisht që po, kur dylufton në fushë mundësia për tu dëmtuar është e madhe, por kurrë qëllimisht”, theksoi ndër të tjera Keane.

Tags: Roy Keane

të fundit

Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në qendrat e ndihmave, ndërsa banorët e Gazës presin ushqim

Të paktën 112 persona u vranë në Gaza në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total përtej një…

8 minutes ago

FOTO/ Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar: Përdorni gjithçka veç talentin, të paft*rë

Një reagim ka ardhur nga Xhenneta në rrjete sociale, ku duket se ka hedhur një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Egli…

11 minutes ago

8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles

Kanë kaluar më shumë se 40 vite, por dasma mbretërore e Princeshës Diana me Princin Charles më 29 korrik 1981…

15 minutes ago

Aksioni në kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”, sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, në emër të kompanisë “Albania…

22 minutes ago

Lufta në Gaza, Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në OKB në shtator

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, përpara…

39 minutes ago

Muaji gusht nis me mot të kthjellët, nuk do ta besoni, ja sa do arrijnë temperaturat në fundjavë

Reshjet e shiut që shoqëruan paraditen e kësaj të marte do të spostohen në drejtim të zonave malore, ku sipas…

50 minutes ago