Categories: sport

Rosario i kushton një homazh emocionues Messit për ndeshjen e fundit me Argjentinën

Lionel Messi, i konsideruar padyshim si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e kombëtares së Argjentinës sonte, të martën.

Takimi ndaj Beninit, që nis në orën 20:00 në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, do të jetë paraqitja e fundit e gjeniut argjentinas me përfaqësuesen.

Të lidhura

None found

Ndërsa përgatiteshin për këtë sfidë të veçantë, banorët e Rosario-s, qytetit ku Messi ka lindur, shpalosën një fanellë gjigante të Argjentinës. Në të ishte shkruar dukshëm mesazhi: “FALEMINDERIT #10”.

Ky gjest simbolik përcolli emocionet e bashkëqytetarëve të tij, të cilët i shprehën mirënjohje kapitenit për ndikimin e jashtëzakonshëm që pati në transformimin e ekipit kombëtar.

“Faleminderit, kapiten. Na dhe gjithçka. Na bëre të besojmë sërish, të ëndërrojmë të pamundurën dhe na dhurove momente të paharrueshme që do të mbeten me ne për gjithë jetën”.

Mesazhi pasqyronte edhe ndjesinë e vështirë se futbolli argjentinas po hyn në një kapitull të ri, tashmë pa figurën e tij legjendare në krye.

“Asgjë nuk do të jetë më njësoj. Nuk jemi gati të të lëmë të shkosh, por do të të ndjekim kudo që të shkosh”, thuhej në letrën e përgatitur në Rosario.

Largimi i Messit nga kombëtarja shënon përfundimin e një epoke të artë, gjatë së cilës Argjentina arriti suksese të mëdha. Me të si udhëheqës, Gauçot fituan tre trofe madhorë: dy edicione radhazi të Copa America, në vitet 2021 dhe 2024, si edhe Kupën e Botës 2022 në Katar, kulmin e karrierës së tij.

Përballja e sotme me Beninin do të jetë ndeshja e 208-të e Messit me Argjentinën. Deri tani, ai ka realizuar 125 gola dhe ka regjistruar 68 asistime.

Ndërkohë, në Argjentinë është bërë e ditur se i gjithë vendi do të ndalet në minutën e 10-të të takimit, në një tjetër homazh për kapitenin legjendar.

të fundit

Chelsea synon rikthimin e Antonio Rüdigerit, i cili mund të largohet falas nga Real Madridi

Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…

11 minutes ago

Aksident tragjik në Kukës/ Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

19 minutes ago

Zbulohen formacionet e derbit Milan-Inter, ndryshime të papritura në të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…

30 minutes ago

Roma fiton bindshëm ndaj Udineses në një përballje me shtatë gola

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…

36 minutes ago

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Media italiane “Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

40 minutes ago

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

43 minutes ago