Categories: sport

Ronaldos i duhen vetëm 24 orë për të rikthyer rekordin që u barazua nga Messi

Cristiano Ronaldo edhe një herë kalon mbi Messin në Champions League, falë golit që i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Atalantës të mërkurë në mbrëmje.

Pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 0-2, United bëri një rikthim të fuqishëm dhe emocionues në pjesën e dytë për të vulosur fitoren e “pamundur”, me golat e Rashford, Maguire dhe Ronaldos.

Të lidhura

None found

Ky ishte goli i tretë i portugezit në Champions dhe i gjashti që kur u kthye në “Old Trafford” në merkaton e verës.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve dhe me golin kundër Atalantës ai rriti në 39 numrin e kundërshtarëve që i ka shënuar në Champions, duke kaluar sërish Messin.

Ronaldo e mbante këtë rekord një javë më parë, por rivali i tij prej kohësh me një dygolësh për PSG kundër Leipzig të martën e barazoi me 38. Vetëm 24 orë më vonë Ronaldo e riktheu rekordin e tij. /albeu.com

të fundit

Real Madridi përgatitet të rikthejë Jacobo Ramonin, i kërkuar nga gjigantët e Premier League

Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për qendërmbrojtësin të Comos, Jacobo Ramon,…

29 seconds ago

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Gjokutaj: Në vendimmarrje janë tre emra, Erioni, Gysi dhe Edi

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje…

3 minutes ago

Adelina Berisha: Institucionet duhet të japin llogari për dështimet në rastet e dhunës ndaj grave

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protestat e organizuara pas rastit të Arlinda Zekajt, duke…

9 minutes ago

Michelle Hunziker tregon formulën e bukurisë në prag të 50-vjetorit: Rëndësi ka energjia pozitive

Michelle Hunziker e konsideron buzëqeshjen dhe energjinë pozitive si sekretet kryesore të bukurisë. Moderatorja dhe sipërmarrësja italiane, e cila mbush…

12 minutes ago

Arbnor Aliu, një nga pikat e forta të Llapit: Beson në kualifikimin në Evropë këtë sezon

Arbnor Aliu është padyshim një nga pikat më të ndritshme të Llapit në këtë edicion, duke spikatur me paraqitjet e…

18 minutes ago

Prokshi: Vrasjet e grave tregojnë dobësitë e institucioneve

Sociologia Dhurata Prokshi ka vlerësuar se numri i grave të vrara dëshmon për probleme serioze në trajtimin e dhunës në…

19 minutes ago