Categories: sport

Ronaldo zbulon trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe golin e tij të preferuar (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka zbuluar atë që ai e konsideron si “trofeun më të rëndësishëm” të karrierës së tij deri më tani, ndërsa diskutoi edhe për golin e tij të preferuar që ka shënuar ndonjëherë.

Portugezi është njëri nga lojtarët më të trofeshëm të brezit të tij, pasi ka fituar 32 trofe gjatë karrierës me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, ndërsa ka marrë gjithashtu pesë çmime të Topit të Artë.

Të lidhura

None found

36-vjeçari ka edhe dy medalje ndërkombëtarë në CV-në e tij, përfshirë Kampionatin Evropian 2016, për të cilin ai tani ka insistuar se do të thotë më shumë për të sesa të gjitha arritjet e tij të tjera.

Ronaldo shënoi tre gola në Kampionatin Evropian të vitit 2016 kur Portugalia fitoi trofeun pesë vjet më parë, por u desh ta lëshoj ndeshjen finale ndaj Francës shkaku i dëmtimit, me Eder që përfundimisht shënoi golin fitues në kohën shtesë.

Sulmuesi i Juventusit mori përsipër të vazhdojë të udhëzojë shokët e tij nga bankina dhe u mposht me emocione pas fishkëllimës së fundit pasi pa se pritja e gjatë e vendit të tij për trofe të mëdha po përfundonte.

“Fillimi i Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2016 po shkonte mirë për mua, por atëherë isha i trishtuar sepse u lëndova në finale kundër Francës”, ka thënë fillimisht Ronaldo për LiveScore.

“Në fund të ndeshjes po qaja nga lumturia! Kam përjetuar tre lloje të ndjenjave dhe emocioneve në atë lojë, por në fund të ditës ishte e pabesueshme ajo që ndjeva!”.

“Është ndoshta trofeu më i rëndësishëm që kam fituar në jetën time”.

Ronaldo vazhdoi të zgjidhte një të preferuar nga 777 golat e tij në karrierë, duke pranuar se nuk mund të shikonte përtej goditjes së tij të famshme kundër klubit të tij aktual në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të sezonit 2017-18.

Real Madrid fitoi 3-0 ndeshjen e parë kundër Juves, me portugezin që hapi rezultatin para se të dyfishonte llogarinë e tij me një gol spektakolar akrobatik që la Gianluigi Buffon të stepur.

“Siç e dini, unë kam shënuar 777 gola në karrierën time. Është paksa e pafat, por fatkeqësisht, më duhet të përmend se kam shënuar golin tim të preferuar ndonjëherë kundër ekipit tim aktual, Juventus, dhe mikut tim të madh Gianluigi Buffon!”.

“Unë do të thosha se është goli im më i mirë dhe i preferuar që kam shënuar ndonjëherë në karrierën time”, përfundoi ylli portugez.

të fundit

VIDEO/ Eljon Sota largohet i përlotur nga fusha, kapiteni Aleksi pranë mbrojtësit të Egnatias

Momenti kur shoqërohet Eljon Sota me barrelëNdeshja mes Egnatias dhe Teutës prodhoi një moment të frikshëm në fushë, ku protagonist…

10 minutes ago

Netanjahu vë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjedhjeve dhe akuzon Katarin për ndërhyrje

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…

16 minutes ago

Rrëzohet në Brçko helikopteri italian i EUFOR-it, raportohen tre viktima dhe 12 të plagosur

Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…

16 minutes ago

8 të arrestuar nga aksioni policor për skemën korruptive të spitalit “Sante Plus”

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…

17 minutes ago

The declared assets of Peja chief prosecutor Lumturije Vuçetaj, mentioned in the Arlinda Zekaj case

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar…

19 minutes ago

Autopsies completed on two victims in Hrom and Gjorče Petrov; four robbery suspects under investigation

Autopsia e dy banorëve të lagjeve të Shkupit Hrom dhe Gjorçe Petrov ka përfunduar. Rezultatet pritet t’i dërgohen Prokurorisë pas…

20 minutes ago