sport

Ronaldo zbulon planet e pensionimit, ai nuk do të realizojë ëndrrën e nënës së tij

Cristiano Ronaldo ka folur rreth të ardhmes së tij pas Al-Nassr, si dhe ka zbuluar planet që mund të shkojnë kundër dëshirave të nënës së tij, teksa ai po i afrohet ditëlindjes së tij të 39-të.

Sulmuesi legjendar do të mbushë 39 vjet brenda tri javëve dhe nëna e tij Dolores Aveiro më herët kishte zbuluar ëndrrat e saj për djalin e saj.

“Unë i kam thënë atij: ‘Djali im, para se të vdesë unë dua që të shoh duke luajtur për Sportingun përsëri. Nuk ndodhi këtë vit, por ndoshta do të ndodhë vitin e ardhshëm’”.

Sidoqoftë, Ronaldo ka insistuar se ai nuk e ka në plan të rikthehet në Portugali për pjesën e mbetur të karrierës së tij, duke e përshkruar si të “pakuptimtë” dhe ka pretenduar se është plotësisht i përkushtuar tek Al-Nassr.

“Nuk ja vlen të krijojmë pritshmëri, pasi që unë e kam thënë se dua të qëndrojë tek Al-Nassr këtë vit dhe vitin tjetër. Unë ndihem i lumtur në Arabinë Saudite. Ata më trajtojnë mirë mua. Liga ka një potencial të madh dhe po vazhdojnë të rriten, në krahasim me atë që njerëzit mendojnë”, ka thënë Ronaldo për mediumin portugez Record.

“Të rikthehem për të luajtur në ligën portugeze është e pakuptimtë. Unë do të mbushë 39 vjet brenda disa ditëve dhe do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit dhe një tjetër vit tek Al-Nassr, diçka që e dua më së shumti. Dhe kur të mbush 40, ashtu siç thotë me shaka miku im Jose Semedo, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, vazhdoi Ronaldo.

“Nëse luaj deri në moshën 40-vjeçare, do të ishte diçka fantastike në këtë nivel. Pas asaj, në rast se gjithçka është në rregull, 41,42… ne nuk e dimë. Por mundësia që të luajë në Portugali nuk ekziston”, përfundoi 38-vjeçari./Telegrafi/

të fundit

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…

54 minutes ago

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…

56 minutes ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

1 hour ago

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

1 hour ago

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…

1 hour ago

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…

2 hours ago