Kristiano Ronaldo foli në një intervistë në kanalin e tij në YouTube me mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand. “Së pari dua të arrij 900 gola, pastaj 1000.
Por me një ndryshim, të gjitha golat e mia janë të filmuara, unë kam provat”, tha ai, me një referencë mjaft të qartë për Pele dhe Romario. “I respektoj të gjithë, por kam prova, po të duash mund t’ju sjell edhe ato të shënuara në stërvitje, pa problem”, ka thënë më pas ai me shaka.
None found
Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Real Madridit i mban praktikisht të paprekura motivimet e tij: “Unë gjithmonë dua të shënoj gola. Qoftë kundër Francës ose kundër Al-Ettifaq, asgjë nuk ndryshon për mua. Pas një ndeshje të fituar është gjithmonë më mirë, por nëse shënoj më shumë, unë do të jem pak më i lumtur dhe pas një disfate mësova se jeta vazhdon.”
Duke u përgjigjur kritikave, ai më pas shtoi: “A jam egoist? Mendon se do të ndryshoj tani? “Kristiano është egoist, blah, blah, blah”, a mendoni se do të ndryshoj tani, në gati 40 vjeç? Është e qartë se ju pëlqen apo jo, kjo është pjesë e jetës. Unë po plakem. Por pse? Sepse nuk shënova gol. Por çfarë ndodh me të kaluarën? Unë shënova 10 gola në kualifikime dhe shënova dygolësh kundër Irlandës para Euros”, përfundoi CR7.
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…
Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…
Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…
Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…