sport

Ronaldo: Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë

Me “dopietën” e mbrëmshme ndaj Arsenalit, Cristiano Ronaldo arriti të prek shifrën e 800 golave në karrierën e tij futbollistike për klub dhe kombëtare.

Pas kësaj arritje, ka reaguar portugezi ku ka theksuar se ndjehet i lumtur që është futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo gjithashtu ka falenderuar mbështetësit e tij që i kanë qëndruar gjithmonë afër atij dhe përpos kësaj ai mbetet entuziast dhe i uritur për t’i zgjeruar këto numra edhe më tepër.

“Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë. Çfarë rrugëtimi mahnitës dhe i paharrueshëm po bëhet ky… Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi që më qëndruan gjithmonë pranë. 801 dhe ende po numëroj! Le të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë numër dhe të thyejmë çdo rekord të mundshëm! Le ta bëjmë së bashku, po mbështetem te të gjithë ju!”, ka shkruar 36-vjeçari.

Nga 801 golat e Ronaldos në karrierën e tij seniore, 450 i ka shënuar për Real Madridin, 130 për Manchester United, 115 për Portugalinë, 101 me Juventusin dhe 5 me Sportingun.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

8 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago