sport

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar sërish përkushtimin e tij ndaj Arabisë Saudite pas nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare me klubin Al-Nassr, e cila do ta mbajë në Ligën Saudite deri në vitin 2027, vit në të cilin ai do të mbushë 42 vjeç.

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ronaldo zbuloi se kishte marrë oferta për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që është duke u zhvilluar, por i kishte refuzuar për të ruajtur freskinë në funksion të asaj që mund të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një Kampionat Botëror në vitin 2026.

Të lidhura

None found

“Nuk kam ardhur këtu vetëm për të luajtur futboll. Luaj për ndryshimin e vendit dhe të kulturës”.

“Jam pjesë e këtij procesi, prandaj, siç them gjithmonë, i përkas Arabisë Saudite. Jam portugez, por i përkas Arabisë Saudite”.

Ronaldo vlerësoi transformimin që po ndodh në vendin e Gjirit dhe shprehu admirimin e tij për udhëheqësinë e Arabisë Saudite.

“Projektet për të qenë pjesë e rritjes së vendit, për të qenë në anën e tij, padyshim që do të jem. Dua të ndihmoj në ndryshimin e perceptimit për Arabinë Saudite”.

“Të jem trajner? Mund t’iu them tani që nuk do të bëhem kurrë trajner. ‘Kurrë’ është një fjalë e fortë, por nuk ka qenë kurrë në planet e mia, as pas pesë, as pas dhjetë, as pas njëzet vitesh”.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, i cili ka shënuar mbi 930 gola në karrierën e tij, theksoi se fokusi i tij për mbetjen e sezonit është te klubi dhe kombëtarja, me sytë nga Kupa e Botës 2026 që do të mbahet në Amerikën e Veriut.

të fundit

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…

22 minutes ago

Parashikimi i motit 22 Nëntor 2026, rikthehen reshjet e shiut!

Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…

32 minutes ago

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

47 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

2 hours ago