Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini ka zbuluar se planet e ekipit italian ndryshuan tërësisht kur Cristiano Ronaldo kishte thënë se dëshiron të largohet nga Torino.
Sipas tij, Ronaldo nuk kishte kërkuar një gjë të tillë deri në javën e fundit të merkatos së verës dhe në klub ishin të bindur se portugezi do të qëndronte këtë sezon.
None found
Cherubini ka thënë se Manchester City nuk donte të paguante asnjë cent për Ronaldon teksa Manchester United ofroi dëmshpërblim për ta kthyer portugezin në “Old Trafford”.
Ronaldo përgjatë tri sezoneve te Juventusi, shënoi 101 gola në 134 ndeshje në të gjitha garat.
“Është e pamundur të zëvendësojmë një lojtar si Ronaldon, por ai e kërkoi largimin dhe ne nuk mund ta detyronim të qëndronte në klub pa dëshirën e tij. Deri një javë para se të niste sezoni, ne ishim të bindur se Ronaldo do të qëndronte por pastaj ndryshoi tërësisht situata dhe pas shitjes së tij, e transferuam Moise Keanin që u kthye te Juventusi”, ka thënë Cherubini.
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…
Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…
Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për kampionatin e Kosovës, që zhvillohet sot në Suharekë,…