Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit në Arabinë Saudite dhe ka udhëtuar me familjen e tij në Lapland, rajonin më verior të Finlandës, të njohur për resortet e skive dhe Dritat e Veriut.
Portugezi 39-vjeçar vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 19 ndeshje për Al-Nassr. Megjithatë, skuadra saudite, e drejtuar nga ish-trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, po kalon një sezon të vështirë dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelën e SPL, 11 pikë larg liderëve të Al-Ittihad, pjesë e të cilit është edhe shqiptari Mario Mitaj.
None found
Ronaldo ka ndarë momente nga pushimet në rrjetet sociale. Në një prej postimeve, ai shfaqet në borë e temperatura -20 gradë celius dhe vetëm me pantallona të shkurtra, duke demonstruar fizikun e tij mbresëlënës dhe duke uruar fansat: “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve.”
Bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, dhe fëmijët e tyre, Ronaldo vizitoi Shtëpinë e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe mori pjesë në aktivitete dimërore si udhëtimi me motor ski. Megjithatë, si futbollist profesionist, ai nuk mundi të marrë pjesë në sporte ekstreme si skijimi, që zakonisht ndalohen nga kontratat për të shmangur lëndimet.
Ndryshe nga jeta në Rijad, ku temperaturat në dhjetor janë rreth 17 gradë Celsius, Laplanda ofron një përvojë të ftohtë me temperatura që arrijnë deri në -30 gradë.
Ronaldo do të kthehet në fushë më 9 janar, kur Al-Nassr përballet me Al-Okhdood në SPL.
Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në…
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Hull Cityt, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së…
Këngëtari dhe moderatori Kristi Lamaj, një nga personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP 5”, ka qenë në qendër…
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…
Gjilani ka triumfuar në derbin ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…