Në moshën 36 vjeçare, Cristiano Ronaldo garanton se ai po shkon në “Euro 2020” edhe më i motivuar sesa në 2004 kur kishte marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian me Portugalinë.
Për më tepër ai garanton se kombëtarja portugeze do të hyjë në çdo lojë për të fituar.
“Nuk ia vlen, të bësh parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, tha Ronaldo për 360 Magazine.
“Ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”, vazhdoi ai.
Ai ka folur edhe për kundërshtarët në grupin F duke i cilësuar si shumë të vështirë.
“Këta janë kundërshtarët me të cilët do duhet të luajmë. Ne i respektojmë të gjitha përzgjedhjet. Jemi në fazën finale të një Evropiani, nuk ka lojëra të lehta”, përfundoi Ronaldo.
Nga aksidenti që ndodhi më 24 korrik 2025, ku u lënduan gjashtë persona, një nga viktimat, një fëmijë, humbi jetën.…
Gjatë muajit gusht, shumë prej nesh planifikojnë udhëtime për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.…
Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të…
Këtë të premte, një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë…
SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal shqiptar, të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të një…