Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, ka marrë pjesë në një darkë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman të martën në mbrëmje, raporton BBC.
Duke folur përpara eventit, Trump ka thënë se ishte një “nder” të priste Ronaldon, roli kryesor i të cilit në ligën saudite të futbollit, e ka bërë atë të bëhet një fytyrë e përpjekjes për modernizimin e vendit nën princin e kurorës.
None found
Bin Salman, dëshiron të zvogëlojë varësinë e vendit nga të ardhurat nga nafta, duke u diversifikuar në fusha të tjera, duke përfshirë sportin dhe turizmin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi më herët gjatë ditës se Ronaldo do të merrte pjesë, por nuk ka thënë nëse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Princit të Kurorës Saudite Mohammad bin Salman.
Trump e shfrytëzoi fjalimin e tij në darkë për të lavdëruar lidhjet më të ngushta me Arabinë Saudite, duke e etiketuar vendin si një “aleat të madh jo-NATO”.
Duke iu drejtuar yllit portugez të futbollit, Trumpi u ka thënë të ftuarve të mbledhur se djali i tij është një tifoz i madh i Ronaldos.
“Dhe Baroni pati mundësi ta takojë atë dhe mendoj se ai e respekton pak më shumë babanë e tij tani që ju kam prezantuar”, ka thënë Trump.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…