Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin, golin e 1 mijë në karrierë.
Portugezi realizoi sërish në kampionatin arab, duke kontribuar në fitoren e Al Nasr dhe tashmë i duhen edhe 39 realizime për të vendosur rekordin historik.
Cristiano Ronaldo, vijon të shënojë në kampionat saudit të futbollit. në ndeshjen e javës së 19-të, ylli portugez gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë herë ndaj Al-Kholood.
Pesë herë fituesi i topit të artë dha kontributin e tij në fitoren 3 me 0 të Al Nasr në transfertë. Goli erdhi në nisje të pjesës së dytë, pas një pasimi nga Felix, Ronaldo realizoi dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ky ishte goli i 17-të sezonal për 40-vjeçarin, i cili kryeson listën e golashënuesve të kampionatit.
Sakaq, ky ishte goli i 961-të i karrierës për Ronaldon dhe është vetëm 39 gola larg shifrës historike prej 1,000 golash.
Pesë herë fituesi i topit ka vendosur si objektiv se nuk planifikon të tërhiqet nga futbolli përpara se të arrijë shifrën historike.
Në 7 ndeshjet e vitit 2026, Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe një asisit duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Ndërkaq, pas kësaj fitorje, Al Nassr u ngjit në vendin e dytë në renditje, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Al Hilal, duke mbetur plotësisht në garë për titullin kampion.
Një çift është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”, pasi ndaj tyre…
Kristjan Asllani ka firmosur sot me skuadrën e Beshiktashit, me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij në këtë…
Këtë të shtunë, tregtarët e tregut industrial kanë pritur me kritika të ashpra ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një…
Nga Ekrem Spahiu Prej kohësh është kërkuar me argumente të pakundërshtueshme që Republikës së Shqipërisë duhet t’i njihet një ditë…
Pak minuta më parë, një person ka humbur jetën në një stok kromi, në një nga minierat e Bulqizës. Për…
Në një komunikim me qytetarët ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa ka folur mbi protestën Kombëtare…