Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që e ka ndihmuar Portugalinë ta nisë Kampionatin Evropian 2020 me fitore, duke e mundur 3:0 Hungarinë të martën në mbrëmje.
Sulmuesi i Juventusit i shënoi dy prej tri golave të Portugalisë, e cila e nisi furishëm turneun e verës në grupin e vdekjes, ku Franca fitoi po ashtu, pasi e mundi 1:0 Gjermaninë.
None found
Ronaldo u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe tha pas saj se ishte fitore e rëndësishme për kombëtaren e tij.
“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim kështu. Tani duhet të vazhdojmë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe ta fitojmë atë”, tha Ronaldo.
36-vjeçari i theu dy rekorde me paraqitjen dhe golat e tij kundër Hungarisë. Ai u bë lojtari i vetëm që merr pjesë në pesë Euro të ndryshme si dhe e thye rekordin për golashënuesin më të mirë në histori të Euros, me 11 gola, duk e lënë prapa Michel Planitin me nëntë.
“I jam mirënjohës ekipit që më ndihmoi të shënojë dy herë dhe të shpallem lojtari i ndeshjes”, shtoi ai.
Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do…
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje…
Me tensione të ashpra është shoqëruar spektakli i kësaj të hëne në Ferma Vip. Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për rikonfirmimin e…
Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit. I pyetur…
Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” ka çelur siparin në një frymë tërësisht të veçantë. Prezantuesja e formatit, Arbana…