sport

“Ronaldo ishte pak i shëndoshë, por më mësoi shumë”, Aubameyang flet për kohen kur luante te Milan

Aubameyang do të përdorë hilet dhe këshillat e marra nga Ronaldo fenomeni teksa përpiqet të ringjallë sezonin e Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër klubit të vjetër AC Milan.

Blutë janë pa fitore në dy ndeshjet e tyre në grup deri më tani këtë sezon dhe janë në fund të Grupit E.

Të lidhura

None found

Aubameyang e filloi karrierën e tij te Milan. Lojtari gabonez nuk bëri kurrë një paraqitje në ekipin e parë për Milanin, por stërvitej me brazilianin Ronaldo çdo ditë.

Ronaldo mund të ketë mbajtur jashtë një Aubameyang të ri, por, pavarësisht se ishte “pak i shëndoshë” deri në atë kohë, ai i mësoi atij shumë.

Aubameyang tha: “Ekipi ishte vërtet i fortë, për të thënë të vërtetën.

“Ronaldo, Paolo Maldini, Alessandro Nesta… në atë kohë isha shumë i ri.

Unë thjesht po përpiqesha të përmirësohesha dhe ta shikoja atë për të mësuar sa më shumë që të mundja. Të them të drejtën, ai ishte pak i shëndoshë deri atëherë! Por ai ishte akoma më i miri.

Do ta kujtoj gjithmonë kur Carlo Ancelotti e kishte kritikuar për gjendjen e tij fizike, fenomeni tha: “Çfarë do që unë të bëj, të vrapoj apo të shënoj gola?

Ancelotti tha, ‘shëno gola’, dhe herën tjetër Ronaldo shënoi dy herë!

Kjo është pjesë e karakterit dhe si sulmues ju duhet  sepse duhet të jeni të fortë mendërisht”.

Është ajo uri për të shënuar gola që e ka shtyrë Aubameyang të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, diçka për të cilën Chelsea dhe shefi i ri Graham Potter kanë nevojë patjetër./ h.ll/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago