Duke folur për mediat në prag të finales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës, Cristiano Ronaldo ka lavdëruar talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
17-vjeçari, në një periudhë shumë të shkurtër, ka arritur të pozicionohet si një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botë dhe nesër (e diel) do të ketë mundësinë të përballet me një nga legjendat më të mëdha të të gjitha kohërave në finalen e Ligës së Kombeve.
Ronaldo pati fjalë vlerësimi për sulmuesin e krahut të Barcelonës dhe Spanjës, duke deklaruar se Yamal nuk ka mungesë talenti.
“Lamine Yamal po bën shumë mirë, po e shfrytëzon talentin e tij. Lëreni djalin të rritet”– u shpreh legjenda e Real Madridit, sipas Fabrizio Romano.
“Mos i vendosni shumë presion. Lëreni të zhvillohet siç duhet, hiqni presionin. Ai nuk ka mungesë talenti”, shtoi kapiteni i Portugalisë.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet me superlativa për Lamine Yamalin, pasi më parë ai e kishte përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar Topin e Artë në të ardhmen.
Adoleshenti shkëlqeu për Spanjën në gjysmëfinalen kundër Francës, duke shënuar dy gola në fitoren dramatike 5-4.
Tani, ai do të synojë të përsërisë një paraqitje të ngjashme në finalen ndaj Portugalisë dhe ta udhëheqë ‘Furinë e Kuqe’ drejt titullit të Ligës së Kombeve, gjë që mund ta forcojë edhe më shumë kandidaturën e tij për Topin e Artë këtë vit.
Sa i përket Portugalisë, ajo eliminoi Gjermaninë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale, me Ronaldon që shënoi golin vendimtar të ndeshjes.
Shqipëria përballet me Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Në mesin e 22 mijë e 500 tifozëve që janë…
Rey Manaj gaboi nga pika e bardhë duke humbur kështu mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Shqipërinë përballë…
Sapo ka startuar pjesa e dytë e duelit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes…
Po luhet në Air Albania sfida Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Prej mesditës…
Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për…
Merr fund pritja, bilbili sinjalizon nisjen e sfidës Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.…