Categories: sport

Ronaldo do të ulet në tavolinë me Juventusin për të diskutuar të ardhmen

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do bisedojë me klubin italian para se të vendos për të ardhmen.

Portugezi ka edhe një vit kontratë në “Allianz Stadium” dhe ishte drejt largimit nga “Bianconerët” nëse dështonin të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, Juventus përfundoi në pozitën e katërt pasi mposhten Bolognan dhe Napoli barazoi me Hellas Veronan.

Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit me trajnerin Andrea Pirlo që befasoi të gjithë duke e lënë në stol.

Sezoni i Juventusit ka qenë zhgënjyes duke e parë Interin të fitojë titullin, por ishin në gjendje të fitonin dy trofe, të Superkupës së Italisë dhe Kupës të Italisë.

Pavarësisht që nuk zhvilloi ndeshjen e fundit, Ronaldo ishte golashënuesi numër një me 29 gola në 33 paraqitje, duke përfunduar para Romelu Lukakut.

E ardhmja e Ronaldos është e lidhur me të ardhmen e Pirlos dhe drejtorit sportiv Fabio Paratici, që mund të largohen të dy pas një sezoni zhgënjyes.

36-vjeçar i kushton Juventusit 52 milionë euro për vit dhe fiton 25 milionë euro nga taksat, që nënkupton se vetëm një klub si PSG-ja do ishte në gjendje të nënshkruajë me të.

Kjo do ndodhte vetëm nëse Kylian Mbappe që ka kontratë edhe për një vit largohet nga PSG-ja.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago