Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje zhgënjyese në përballjen e Superligës së Arabisë Saudite mes Al-Nassr dhe Neom, ku shpërdoroi dy raste të mëdha.
Fillimisht, portugezi nuk arriti të shënonte nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë. Gjyqtari e akordoi 11-metërshin pasi Joao Felix u rrëzua brenda zonës, ndërsa Ronaldo mori përsipër goditjen, por nuk gjeti rrjetën.
None found
Rasti tjetër erdhi pas pushimit. Sadio Mane i dha një pasim të saktë Ronaldos, i cili ndodhej vetëm dy metra larg portës së pambrojtur, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Pas këtij gabimi, 41-vjeçari shfaqi hapur zhgënjimin: ngriti duart, pa drejt qiellit dhe më pas uli kokën.
Megjithatë, Al-Nassr arriti të fitojë 1-0. Bashkëkombësi i Ronaldos, Joao Felix, shënoi në pjesën e dytë dhe siguroi suksesin e skuadrës.
Fitorja e la Al-Nassr në vendin e tretë të kampionatit saudit, tre pikë pas kryesuesve të Al-Qadsiah, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja e Manchester Unitedit ndaj Comos rrezikon seriozisht të shtyhet për shkak të kushteve të rënda atmosferike.Unitedi pritet të zhvillojë…
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit…
Getty Images, agjencia amerikane e fotografive, njoftoi sot se ka paraqitur kërkesë për falimentim në një gjykatë të Nju Jorkut,…
Getty Images, agjencia amerikane e fotografive, njoftoi sot se ka paraqitur kërkesë për falimentim në një gjykatë të Nju Jorkut,…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, të lirojë shtetasin…
Partizani Partizani do të përballet me Skënderbeun, për ndeshjen e javës së 8-të të “Abissnet Superorie” [...]Read More...