Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero pohon se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për në Manchester United sepse ai e kuptoi se nuk ishte më lojtari që donte të ishte.
Reprezentuesi portugez kompletoi transferimin e tij në Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar për 15 milionë euro plus 8 milionë euro të tjera në formë të bonuseve të ndryshme.
None found
Kjo do të thotë që Juve bëri një humbje në çmimin e blerjes prej 117 milionë eurosh nga Real Madridi, por prapëseprapë përfitoi financiarisht duke hequr nga librat pagën e tij prej 30 milionë eurosh në sezon, përcjellë KosovaPress.
“Ndonjëherë është më mirë të heqësh dorë nga disa euro sesa të mbash dikë që nuk dëshiron të qëndrojë me ty dhe për këtë arsye nuk po jep më të mirën”, tha Ferrero për “Sky Sport Italia”.
“Është më mirë për të gjithë të interesuarit që Ronaldo u largua dhe është më mirë për të që ai e kuptoi se nuk ishte më Ronaldo që donte të ishte.”
CR7 ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshje, nga të cilat gjashtë ishin nga penalltia.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…