Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij.
Fituesi i Topit të Artë i vitit 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata drejtë lavdisë së Kupës së Botës në vitin 2002 dhe Kupën e Amerikës në vitin 1999.
Brazili morin Kupën e Amerikës në vitin 2019 me Neymarin që ishte i lënduar , dhe ylli i PSG-së ishte i zhgënjyer në finalen e së shtunës pasi Argjentina mundi Brazilin 1-0 për të fituar këtë trofe.
Ronaldinho beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si heroi i Brazilit, “Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im.”, tha Rolandinho për “France Football”.
“Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve. Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”.
Ronaldinho gjithashtu ka qenë i impresionuar nga ndikimi i Kylian Mbappe për PSG-në dhe Francën.
Ai ka mbështetur fituesin e Kupës së Botës për të ndjekur hapat e tij duke fituar Topin e Artë në të ardhmen.
“Ai më kujton pak Ronaldon. Unë e dua këtë fëmijë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i talentuar,” shtoi ai.
“Ai ka të gjitha cilësitë për të fituar Topin e Artë. Më pëlqen ta shoh duke luajtur, veçanërisht kur Neymar luan me të. Për sa i përket lojtarëve më të mirë, Parisi është shërbyer shumë mirë.”, tha në fund Ronaldinho.
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu takoi sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato. Përmes një…
Valbon Beqiraj është 51-vjeçari i cili u gjet i pajetë dhe me plagë thike në trup mbrëmjen e kësaj të…
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se një person është…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj “…
Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë…
Trupat qeverisëse po përballen me presion në rritje për të ndaluar Izraelin para Kupës së Botës 2026. Kombet e Bashkuara…