sport

Ronaldinho arrogant i zhgënjeu polakët, askush nuk e priste që ai të sillej kështu

Organizatorët dhe publiku në Hoçovo të Polonisë mbetën të zhgënjyer nga legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pas ndeshjes bamirëse të quajtur “Ronaldinho Show”, ku u përballën legjendat e Polonisë dhe Brazilit.

Ngjarja ishte menduar të ishte një festë futbolli dhe muzike, por përfundoi duke lënë një shije të hidhur tek të pranishmit.

Sipas mediave polake, Ronaldinho mbërriti dy orë me vonesë në drekën zyrtare, para se të niste programi i planifikuar.

Ai gjithashtu nuk pranoi të merrte pjesë në angazhimet e planifikuara për median dhe kërkoi transport të veçantë për në stadium, duke refuzuar të ndajë makinën me ish-shokët e ekipit.

Ronaldinho qëndroi në fushë për 73 minuta dhe më pas, sipas raportimeve në mediat polake, u largua nga stadiumi pa bërë dush dhe pa përshëndetur publikun.

Disa orë më vonë, ai reagoi në rrjetet sociale, ku falënderoi publikun dhe organizatorët, duke e cilësuar një nder të madh të luante para 60,000 tifozëve.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, duke ofruar gjithsesi spektakël në fushë për tifozët e pranishëm.

Tags: ronaldinho

të fundit

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe debate mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas lajmit se…

26 minutes ago

Çfarë prisni më 22 janar për çështjen e Ballukut? Berisha: Vendim “pas vdekjes”. Janë derdhur shuma kolosale…

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga qytetarët se çfarë pret nga Gjykata më 22 janar lidhur me çështjen…

30 minutes ago

EMRAT/ Dh*nuan shitësin e tabakinos dhe i vodhën 1 mln lekë, arrestohet një person, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi në bashkëpunim me dy të tjerë kanë ushtruar dhunë fizike…

1 hour ago

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Sydney në Australi. Ndërsa po mbahej një festë hebraikë dy persona kanë hapur…

2 hours ago

FOTO+VIDEO/ Pamjet nga universiteti ku ndodhi sulmi me dy viktima në SHBA, momenti kur studentët tentojnë të fshihen në …

Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video…

2 hours ago

Shtrëngohet përdorimi i cash-it/ Kufij të rinj për pagesat në dorë. Sektori financiar kërkon rishikim

Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin…

2 hours ago