Pas dy humbjeve radhazi, Roma e Jose Mourinhos ka arritur të rikthehet te fitorja duke mposhtur Spezian në “Olimpico” në kuadër të javës së 17 të Serie A.
Vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 6 me qendërmbrojtësin, Smalling që do ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.
None found
Pjesa e dytë nis sërish më mirë për ekipin e Mourinhos që dyfishon rezultatin në minutën e 56 me një tjetër qendër-mbrojës, Ibanez.
Spezia tenton të rihapë takimin, por goli i Rey Manaj në minutën e 62 anullohet nga VAR për pozicion të parregullt.
Rezultati 2-0, do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, ku për romakët ishtë në lojë për 90 minuta edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. /albeu.com
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…