Categories: sport

Roma nuk heq dorë nga Xhaka, turku Under mund të jetë “çelësi”

Granit Xhaka mbetet objektivi i parë i merkatos së Romës këtë verë. Futbollisti shqiptar, që luan me Zvicrën në rang kombëtaresh, po bën presion për të lënë Arsenalin dhe për t’iu bashkuar Romës, pasi dëshira e tij e madhe është të punojë nën urdhrat e Jose Mourinhos. Të paktën kështu shkruan “Corriere dello Sport”, që në shkrimin e saj kujton se kontaktet midis dy klubeve po vazhdojnë. Klubi londinez kërkon 25 milionë euro për kartonin e Xhakës, ndërsa Roma ofron fillimisht 15 milionë.

Cengiz Under, sulmuesi i ri turk i cili është kthyer nga një sezon zhgënjyes te Leicester, ku nuk gjeti hapësirë, mund të jetë çelësi për të mbërritur te Xhaka. Klubi anglez ka kohë që ka komunikuar se nuk ka synim ta blejë kartonin e futbollistit turk dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, duhet t’i gjejë një skuadër të re.

Të lidhura

None found

Under ka ndryshuar menaxher, pra nuk bashkëpunon më me Fali Ramadanin, por me një përfaqësues turk. Ai vështirë se do të qëndrojë te verdhekuqtë. Mourinho ka ide të tjera dhe në atë rol Roma është e mbuluar. Under do të ishte lojtari ideal për Di Francescon, i cili sapo ka nënshkruar për Veronën. Në të kaluarën edhe Arsenali ka shfaqur interes për Under, kështu që Roma mund të shfrytëzojë kartonin e tij për të mbërritur te Xhaka.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

3 hours ago