Në finalen e Conference League në Tiranë mund të kemi një trajner të madh si Jose Mourinho por edhe pak aromë shqiptare me Marash Kumbullën.
Sot Roma arriti gjysmëfinalen e kompeticionit të ri ku finalja do të jetë në “Air Albania” teksa përballë pati “armiqtë” e Bodo të cilët i shpartalloi 4-0.
Marash Kumbulla ishte sonte në stol por verdhekuqtë dominuan totalisht ekipin që i ka mposhtur 2 herë këtë sezon duke marrë hak për ato disfata.
Ishte mbrëmja e Nicolo Zaniolos që bën ndeshjen më të mirë të sezonit me një tripletë por shërbeu goli i shpejtë i Abraham për të ndezur sfidën që në minutën e 5. Në fund një fitore e thellë dhe në gjysmëfinale tashmë Roma do të ketë Leicester City.
Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit…
Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion policor me rrezikshmëri të lartë në Orikum, ku është arrestuar i shumëkërkuari Flodian…
Ditën e sotme, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të…
Këtë të hënë, ish-Presidentit Ilir Meta, do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, për dosjen e lobimit…
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar një ditë më parë nga policia në qytetin e…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta…