Roma gjen portierin për sezonin e ri. Jose Mourinho ka përzgjedhur patriotin e tij, Rui Patricio, për mbrojtjen e katërkëndëshit dhe drejtuesit e klubit janë gati t’i plotësojnë dëshirën, pasi kanë mbyllur marrëveshjen e transferimit të portugezit në Romë.
Sipas mediave italiane, gardiani 33-vjeçar pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian ditën e hënë dhe pasi të kryejë vizitat mjekësore rutinore, do të hedhë firmën mbi kontratë dhe do të nisë menjëherë përgatitjet nën urdhrat e Mourinhos.
Nga ana tjetër verdhekuqtë do të paguajnë rreth 10 milionë euro në arkat e klubit anglez të Wolverhampton, që ka në pronësi kartonin e portierit portugez. Për t’i bërë vend Rui Patricios, Roma largoi në huazim te Marseille spanjollin Pau Lopez, teksa drejt largimit është edhe suedezi Robin Olsen.
Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të mos marrë pjesë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30,…
Influencerja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Berisha ka festuar ditëlindjen e saj, një ditë e veçantë…