Categories: sport

Rodri shfaq pakënaqësi ndaj lojës së Kepit të Gjelbër: Ata nuk e kalonin mesfushën

Rodri nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 0-0 të Spanjës kundër Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, teksa vuri në shënjestër mënyrën si u paraqit kundërshtari në aspektin taktik.

Para sfidës së grupit H, Spanja shihej si favorite e padiskutueshme, edhe për shkak të diferencës prej 65 vendesh mes dy përfaqësueseve në renditjen e FIFA-s. Sidoqoftë, debutuesit e Kepit të Gjelbër morën një pikë historike falë disiplinës dhe organizimit shumë të mirë në mbrojtje.

Të lidhura

None found

Rasti më i mirë për “La Rojan” u regjistrua nga Ferran Torres, që goditi traversën, ndërsa Vozinha, portieri 40-vjeçar, bëri disa ndërhyrje vendimtare dhe e mbajti të paprekur portën e tij.

Në pjesën e dytë, përzgjedhësi Luis de la Fuente hodhi në fushë edhe Lamine Yamal me synimin për të gjetur golin e fitores, por skuadra afrikane qëndroi e fortë deri në fund dhe siguroi një prej rezultateve më të rëndësishme në historinë e futbollit të vendit.

Pas përfundimit të takimit, Rodri e pranoi se Spanja e pati të vështirë të gjente zgjidhje përballë murit mbrojtës të kundërshtarit.

“Nuk ishte e shkruar të ndodhte. Nuk kemi shumë për çfarë të ankohemi”.

“E dinim se ishte një ndeshje që kërkonte durim. Ata u tërhoqën mbrapa dhe mbroheshin shumë shpejt. Ne krijuam raste, por nuk arritëm t’i konkretizonim”.

“Ana pozitive është se ata pothuajse nuk krijuan asgjë kundër nesh. Duhet të përmirësojmë finalizimin”, deklaroi mesfushori i Manchester Cityt.

Kapiteni i Spanjës foli edhe për stilin e lojës së Kepit të Gjelbër, duke nënvizuar se kundërshtari ishte i përqendruar pothuajse vetëm te mbrojtja.

“Kështu luajnë ata. Nuk e kalojnë mesfushën. Është çështje e përmirësimit të finalizimit”, shtoi Rodri.

Pas këtij barazimi surprizues, Spanja do të synojë reagimin në ndeshjet e ardhshme të grupit, ndërsa Kepi i Gjelbër ka marrë shumë vetëbesim pas kësaj pike historike ndaj një prej skuadrave favorite të turneut./

të fundit

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Partia e Netanyahut e para në përqindje, por opozita e Eisenkot kryeson në mandate

Partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu del si forca kryesore në zgjedhjet për Knessetin e 26-të në Izrael, por rezultatet paraprake…

12 seconds ago

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

4 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

12 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

15 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

18 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

23 minutes ago