Rodri ka mbërritur në Barcelonë për të hedhur hapat përfundimtarë të transferimit nga Manchester City, ndërsa që në deklaratën e parë bëri të ditura synimet e tij me klubin katalunas.
Mesfushori 30-vjeçar udhëtoi drejt Barcelonës të hënën në mbrëmje, pasi dy klubet kishin arritur një marrëveshje në parim për kalimin e tij.
None found
Raportimet bëjnë të ditur se Barcelona do të derdhë menjëherë 60 milionë euro për Rodrin. Marrëveshja parashikon edhe 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të kushtëzuara nga sukseset e klubit.
Pasi zbriti në terminalin privat të fluturimeve, reprezentuesi spanjoll u ndal përpara mediave që po e prisnin dhe nuk e fshehu gëzimin për transferimin te Barcelona.
“Jam i lumtur që jam këtu. Kanë qenë disa ditë intensive dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Të luash për Barcelonën është një ëndërr. Ne po shkojmë për Ligën e Kampionëve dhe për gjithçka tjetër që na del përpara”.
Të martën, Rodri pritet të kryejë kontrollet mjekësore dhe testet fizike, përpara se të vendosë firmën në kontratën me Barcelonën.
Nëse mbyllen procedurat e mbetura administrative dhe përfundon shkëmbimi i dokumentacionit me Manchester Cityn, ai më pas do të prezantohet zyrtarisht si transferimi më i fundit i madh i klubit.
Sigurimi i shërbimeve të Rodrit përfaqëson një tjetër lëvizje të rëndësishme të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës. Në projektin e klubit për fuqizimin e skuadrës, ai u bashkohet Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Bisiwu dhe Joao Cancelos.
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…
Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…