Categories: sport

Rodri humbi durimin me Real Madridin, zbardhen detajet e marrëveshjes së tij me Barcelonën

Rodri ka arritur marrëveshje të plotë financiare me Barcelonën, pasi mesfushori i Manchester Cityt u lodh duke pritur një hap vendimtar nga Real Madridi për transferimin e tij.

Të lidhura

None found

Gazetari i MARCA-s, Matteo Moretto, raporton se reprezentuesi spanjoll pranoi ofertën e klubit katalunas për shkak të zhgënjimit nga mungesa e përparimit konkret të Real Madridit, ndonëse mes palëve ishin zhvilluar diskutime paraprake për disa javë.

Në zgjedhjen e Rodrit thuhet se kanë ndikuar edhe disa prej bashkëlojtarëve të tij në Kombëtaren e Spanjës, të cilët luajnë aktualisht për Barcelonën. Ata e kanë nxitur 30-vjeçarin të kalojë te skuadra e Hansi Flickut dhe të marrë rolin e liderit në mesfushë.

Barcelona gjithashtu i ka ofruar Rodrit garanci lidhur me mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet me Manchester Cityn, duke e bindur atë se projekti i klubit është serioz.

Pasi kushtet personale janë dakorduar, drejtuesit katalunas pritet që gjatë orëve në vijim të vendosin kontakt zyrtar me Manchester Cityn për të diskutuar çmimin e transferimit.

Klubi anglez pritet të kërkojë një shumë prej 60 deri në 70 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

15 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

16 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

18 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

21 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

22 minutes ago