Categories: sport

Robin Gosens mbron Granit Xhakën: Kapiteni është pika kyçe dhe udhëheqësi i Zvicrës

Robin Gosens, futbollisti i njohur gjerman, ka komentuar së fundmi raportimet mediatike që përfshijnë kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pas triumfit të helvetikëve ndaj Kanadasë.

Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Katarit, gazeta gjermane Bild raportoi se klima në zhveshtoren zvicerane ishte bërë “toksike”, duke e lidhur këtë me mënyrën se si komunikon Xhaka, i cili shpesh shfaqet i drejtpërdrejtë në kritikat e tij edhe publikisht.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Gosens i priti me habi këto pretendime dhe doli hapur në mbështetje të mesfushorit shqiptar.

“Si mund ta dinë ata që atmosfera është toksike? Nuk besoj se dikush ka informacione të brendshme nga zhveshtorja”.

“Këto janë gjithmonë tituj që tërheqin vëmendjen dhe natyrisht që njerëzit hidhen menjëherë mbi ta. Por unë nuk u kushtoj shumë rëndësi gjërave të tilla”, tha 31-vjeçari.

Ai theksoi se, në vend se të mbështetet te thashethemet e mediave, preferon të besojë informacionet që vijnë nga burime të drejtpërdrejta, sidomos nga shoku i tij i afërt dhe ish-bashkëlojtari te Atalanta, Remo Freuler.

Sipas Gosens, ajo që ka dëgjuar vazhdimisht nga Freuler është krejt ndryshe nga tabloja e paraqitur në media.

“Xhaka është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një skuadër. Ai është lojtari tek i cili orientohen bashkëlojtarët dhe është gjithashtu ai që merr përgjegjësi dhe udhëheq ekipin”.

Sipas tij, deklaratat publike kritike të Xhakës kanë pasur më shumë synimin për të mbrojtur skuadrën, sesa për t’i shkaktuar dëm asaj.

Gosens pranoi po ashtu se kapiteni i Zvicrës nuk është nga ata persona që përdorin fjalë të zbutura. Ai zbuloi se ka biseduar edhe me Robert Andrich, i cili e njeh mirë Xhakën nga periudha e tyre e përbashkët te Bayer Leverkusen.

“Është e vërtetë që ai mund të jetë provokues, shumë i sinqertë dhe shumë i drejtpërdrejtë. Ndonjëherë kjo mund t’u pengojë disa njerëzve dhe këtë mund ta kuptoj”.

Për Gosens, ndikimi i Xhakës nuk kufizohet vetëm te mënyra si flet, por duket qartë edhe në lojë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ai është lider në fushë dhe kjo shihet qartë. Ekipi orientohet sipas tij, ai e dirigjon skuadrën”.

Ai shtoi se, në çastet më të vështira të ndeshjeve, lojtarët e tjerë e kërkojnë natyrshëm drejtimin e Xhakës.

“Të gjithë e shikojnë atë kur duhet të dinë si të pozicionohen. Ai është zgjatimi i trajnerit në fushë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, përfundoi ai.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago