Ish-futbollisti i Liverpoolit, Andrew Robertson, ka treguar se si vdekja tragjike e Diogo Jotas ndikoi te lojtarët e skuadrës dhe te paraqitjet e tyre në fushë.
Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, 25 vjeç, humbën jetën në korrik të vitit të kaluar në një aksident automobilistik në Zamora të Spanjës. Futbollisti portugez ishte 28 vjeç. Ngjarja e rëndë e tronditi thellë Liverpoolin, duke i futur lojtarët në një periudhë të vështirë zie dhe përballjeje emocionale.
None found
Në atë periudhë, Liverpooli ishte kampion i Ligës Premier, por sezoni vijues rezultoi shumë i dobët. Skuadra pësoi nëntë humbje në 12 ndeshje gjatë muajve shtator dhe nëntor, ndërsa kampionatin e mbylli në vendin e pestë. Në fund, klubi shkarkoi edhe trajnerin Arne Slot.
Gjatë një bisede në podcastin “Stick to Football”, Robertson tha se pas humbjes së Jotas, rezultatet sportive kishin kaluar në plan të dytë.
“Është shumë e vështirë ta shpjegosh ose të flasësh për atë që ndodhi, sepse ajo periudhë ishte e tmerrshme”.
Sipas tij, futbollistët e rinj iu bashkuan një skuadre të goditur rëndë emocionalisht dhe iu desh kohë që të përshtateshin me situatën.
“Djemtë e rinj erdhën në një klub të thyer nga dhimbja. Ata përpiqeshin të jepnin më të mirën dhe pikërisht për këtë më vinte shumë keq, sepse kishin ardhur për të luajtur futboll, kishin nënshkruar për shumë para dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë sport. Megjithatë, atyre iu deshën muaj për t’u ambientuar, sepse ne nuk e kishim mendjen te futbolli. Futbolli nuk na interesonte”.
“Kjo ishte e vërteta. Nuk na interesonte futbolli, sepse sapo kishe humbur një nga miqtë e tu më të afërt në dhomën e zhveshjes”.
Robertson theksoi se gjendja e lojtarëve të Liverpoolit ndikoi edhe në mënyrën se si u pritën përforcimet e reja dhe në performancat e tyre.
“Kam shumë mirëkuptim për lojtarët e rinj, edhe nga këndvështrimi futbollistik. Ata iu bashkuan një ekipi që për vite me radhë kishte qenë elitar në çdo aspekt, por pas asaj që ndodhi ndoshta nuk mund të funksiononim në të njëjtin nivel. Më pas, këta lojtarë nisën të përballeshin me shumë kritika”.
“Për këtë arsye mendoj se këta djem do të jenë absolutisht mirë te Liverpooli. Unë do ta shihja këtë si sezonin e tyre të parë. Kështu do ta vlerësoja situatën”.
Ish-mbrojtësi foli gjithashtu për humbjen e përqendrimit dhe të “mprehtësisë” që skuadra kishte pasur më parë.
“Mendoj se çdo futbollist e ka atë mprehtësi, apo jo? Kur e humbet atë, ndonjëherë nuk arrin të luash në nivelin tënd më të mirë. Besoj se sezonin e kaluar ne e humbëm këtë cilësi.”
“Tani, kur e analizoj, më duket se humbëm disi vendosmërinë dhe elemente të tjera të ngjashme. Në momente të caktuara mund të thoshim: ‘E dini çfarë, çfarë rëndësie ka?’ Pastaj mendonim për familjen e Jotas dhe për atë që po përjetonin fëmijët e tij”.
“Ne ishim në zi. Në fund të fundit, ai ishte shoku ynë. Për ne nuk ishte thjesht futbollist; ishte pjesë e skuadrës dhe mik.”
Robertson ndau edhe një kujtim të dhimbshëm që lidhej drejtpërdrejt me marrëdhënien e tij me Jotan.
“Një javë para vdekjes së tij, mora pjesë në dasmën e tij. Është një nga përvojat më të vështira që mund të kalosh: ta shohësh në ditën më të lumtur të jetës dhe vetëm një javë më vonë të shohësh familjen e tij të shkatërruar”.
Emri i Diogo Jotas vazhdon të kujtohet në Liverpool. Klubi ka ngritur në “Anfield” një memorial të përhershëm për të dhe për vëllain e tij, Andre Silva, me emërtimin “Përgjithmonë 20”.
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Nju Jork ka zhvilluar takim me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, me të cilin ka diskutuar…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…
Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shtatën natë me radhë,…
Në fjalimin e tij sonte, një prej organizatorëve, Çlirim Haziri theksoi se protesta në mbështetje të UÇK-së ka hyrë në…