Trajneri spanjoll, Robert Moreno thuhet se ka pranuar ofertën e klubit rus Sochi për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre, duke refuzuar ofertat tjera, ndër to edhe ajo e Përfaqësueses së Kosovës.
Moreno ishte njëri nga trajnerët më të përfolur për t’u emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës, pasi kishte mbajtur edhe një takim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) para disa ditësh në Stamboll.
Megjithatë, spanjolli 46-vjeçari si duket nuk është bindur nga oferta e Dardanëve dhe pritet ta vazhdoj karrierën me një klub.
Sipas gazetës spanjolle AS, Moreno ka pranuar ofertën e klubit rus, Sochi, pasi ka bërë një postim ku shkruan: “ Robert Moreno, trajneri i ri i Sochit”.
Në anën tjetër, gazetari i njohur i mediumit Relevo, Matteo Moretto ka bërë një postim në profilin e tij në platformën X, ku shkruan se Moreno është gati të pranojë ofertën e Sochit dhe jo atë të Kosovës.
“Pavarësisht takimeve, nënshkrimi i Robert Morenos për Kombëtaren e Kosovës nuk po ecën përpara. Trajneri spanjoll është gati të pranojë një tjetër ofertë; atë të Sochit, një skuadër ruse”, ka shkruar Moretto në platformën X.
Përveç Kosovës dhe Sochit në garë për ish-trajnerin e Spanjës, Monacos dhe Granadas ishte edhe klubi turk, Adana Demirspor. /Telegrafi/
Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë,…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve…
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka…
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë. Në një…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në…