Sulmuesi polak sqaroi Bayern se do të negocionte vetëm transferimin e tij te Barcelona, pasi dëshira e tij ishte dhe është të luajë në “Camp Nou.
Lewandowski, siç zbulon “Skysports Germany” , në takimin në Mallorca me drejtorin sportiv të Bayern, Hasan Salihamidzic, ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit me bavarezët dhe ka shprehur dëshirën për një largim miqësor javën e ardhshme. Ai nuk ka në plan të dëgjojë asnjë ofertë nga Chelsea apo Paris Saint-Germain, skuadra që po shqyrtojnë gjithashtu rastin e tij, pas vendimit të sulmuesit polak për t’u larguar nga Bundesliga.
Bayern u përpoq ta bindte atë të pranonte një negociatë të re për rinovimin e tij, por qasja ishte e pamundur.
Gjithçka tregon, tashmë, se oferta zyrtare do të arrijë në ditët në vijim dhe Lewandowski është çështje kohe për të veshur fanellën e Barcelonës. /albeu.com/
Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…
Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…
Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…
Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…
Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…