Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë të FSHF e cila rizgjodhi Armand Dukën president të saj. Ai garantoi se procesi ligjor do të vazhdonte, me bindjen se gjykata do të kthente vendimin e paligjshëm që u mor sot.
“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme.
Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, ishte reagimi i Shakohoxhës për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore nga FSHF.
Dashi Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke qenë më e mirë…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar…
Në një botë që i jep përparësi performancës, suksesit dhe pamjes së jashtme, shumë njerëz funksionojnë “normalisht”, por ndihen bosh…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e 25-vjeçarit Margarit Shakaj në Vlorë. Burime bëjnë me…
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autor i dyshuar i vrasjes…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri…