Me përfundimin e rinovimit të stadiumit, River Plate ka bërë një lëvizje të zgjuar në fushën e marketingut. “Millionarios” do të shesin fragmente të pistës atletike që dikur rrethonin fushën për tifozët e tyre, si dhe pjesë të tokës që përbënin terrenin e stadiumit legjendar të klubit, “Monumental”.
Dy fushatat e shitjeve u quajtën përkatësisht “Pista de Gloria” dhe “Tierra de Gloria” teksa tifozët që janë anëtarë të regjistruar në klubin RiverID, do të marrin një pjesë të pistës falas, ndërsa pjesa tjetër e tifozëve dhe atyre që duan një pjesë historike nga “Monumental” mund t’i blejnë ato në faqen zyrtare të kompanisë.
None found
“Pas kaq shumë kampionatesh,kupave dhe sukseseve me kujtime të paharrueshme, ne besojmë se gjithçka e shenjtë meriton një vend të veçantë dhe nuk ka vend më të mirë se shtëpitë e tifozëve tanë. Ideja është të japim një pjesë të historisë për ata që kanë qenë gjithmonë atje. Pak nga ajo lavdi dhe madhështi që na dallon”, tha Rodolfo D’Onofrio, presidenti i River Plate, duke komentuar iniciativën e kompanisë që do të shesë pjesët e stadiumit.
“Monumental” do të jetë një nga stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Copa America dhe me përfundimin e këtij eventi, klubi menjëherë do të nisë ristrukturimin e një nga impianteve më të lavdishme në futbollin argjentinas dhe atë botëror.
Anthony Joshua - Kristian PrengaAnthony Joshua ka dalë fitues i përballjes në ring, duke mposhtur që në raundin e dytë…
Një automjet ka përplasur një turmë njerëzish gjatë Marshimit të Krenarisë (Pride) në Berlin, Gjermani. [...] Read More... The post…
Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se kanë kryer një sulm raketor ndaj Arabisë Saudite më 25 korrik,…
Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra…
Barcelona ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, teksa drejtori sportiv Deco vazhdon kërkimin për pasardhësin afatgjatë…
Dashi Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo…