sport

Rivalë në Europian, Acerbi: Asllani është i shkëlqyer dhe me potencial

I intervistuar nga “Che fatica fa la vita del bomber” Françesko Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën që do ta ndeshë si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani.

ASLLANI – “Asllani? Aslla është i bezdisshëm në mes. Është bukur të takosh atë në Europian, ashtu si do të jetë bukur të takoj edhe Brozoviçin me Kroacinë. Kristjan është një lojtar i shkëlqyer, ai duhet të përmirësojë sensin e tij, i ka të gjitha cilësitë për t’u rritur dhe ai e di shumë mirë. Duhet të bëjë karrierën e tij sepse ka potencial të rëndësishëm, por varet nga ai. Jam i lumtur që në Europian do të takoj njerëz me të cilët luaj gjatë gjithë vitit në sfida shumë të rëndësishme. Pastaj, ndoshta as nuk i përshëndes (qesh), bëj shaka”.

MORATA – “Ai është një lojtar i fortë, po bën mirë, ka qenë në ekipe të forta, ndoshta në më të fortat në Europë. Është shumë bujar, shënon edhe gola, punon për ekipin dhe është shumë i fortë. Është dikush që na ka shënuar, prandaj duhet ta markojmë mirë”

MODRIÇ – “Modriç skarco? Në çfarë? Në “play station” ndoshta. Ai është një lojtar i madh, është një fenomen. Në moshën 38-vjeçare është akoma më i mirë se shumë të tjerë dhe ende bën diferencën kur luan”. /panoramasport/

të fundit

Tregtonin lëndë narkotike në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT)

Nga; Elton Qyno Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin…

2 minutes ago

Juela në përplasje të fortë me Baby G: Unë do të shkatërroj karrierën ty

Juela Nikollaj është përfshirë në një debat të ashpër me këngëtaren Baby G. Duket se vajzat nuk e kanë qejf…

24 minutes ago

SPAK kërkon arrestimin e saj, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së…

35 minutes ago

Prej 25 ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Prej 25 ditësh, po kërkohet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, i cili…

41 minutes ago

Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngën e re

Gjesti po rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore, pas një pauze të gjatë. Pak ditë më parë bëri rikthimin…

1 hour ago

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të…

1 hour ago