Sonte do të zhvillohet finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley Arena’ në Londër.
Miliona shikues nga mbarë Evropa po bëjnë tifo për dy skuadrat, teksa mbështetja nuk po mungon edhe nga yjet me famë ndërkombëtare.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila është rritur në Angli, shprehu mbështetjen e saj për ekipin e “Tre Luanëve”.
Ajo publikoi një fotografi në InsatStory, ku shfaqej duke u grimuar, ndërsa me ‘photoshop’ kishte vendosur simbolin e flamurit të Anglisë në fytyrën e saj.
“Po vjen në shtëpi, po afrohet”, shkroi këngëtarja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Për Anglinë po bën tifo edhe artistja tjetër shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Kjo e fundit që nga fitorja e shtetit anglez në gjysmëfinale, ka publikuar fotografi të shumta gjatë këtyre ditëve, përmes së cilave ka shprehur mbështetjen e saj për Kombëtaren e shtetit në të cilin u lind e u rrit. /albeu.com/
Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për…
Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të mos marrë pjesë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30,…