sport

Risia e Silvinjos u bashkohet pretendentëve të Premier Ligë, talenti i Kombëtares vendoset menjëherë në shënjestër

Maldini Kacurri, ka mbyllur zyrtarisht huazimin me Morekamben në kategorinë e pestë angleze. Talenti i Kombëtares rikthehet sërish te Arsenali, ndërsa është menjëherë në radarin e disa klubeve angleze dhe konkretisht atyre të kategorisë së pestë.

Për Kacurrin po diskutohet sërish huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit të përhershëm.

Te Morekambe bëri mirë në krahasim me shokët e skuadrës, pasi ekipi pozicinohet në vendet e fundit.

20-vjeçari që ishte risi e Silvinjos për vitin 2025 u largua nga Morekambe me kujtimin e 18 ndeshjeve.

Gjatë kësaj kohe shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe provoi po ashtu kartonin e kuq.

“Shumë ulje dhe ngritje, por e shijova dhe mësova shumë gjatë kohës sime te Morekambe. Falenderime për tifozët, lojtarët dhe stafin e trajnerëve që më pritën, u uroj më të mirat të gjithëve që janë të lidhur me klubin”, shkruan Kacurri në postimin e tij.

 

të fundit

Ambasada e SHBA mirëpret formimin e qeverisë së re në Kosovë: Bashkëpunim për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta

Ambasada e SHBA në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në një njoftim në…

20 minutes ago

Mesazh paralajmërues nga Trump, konfirmon dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë pranë Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rishpërndarë në llogarinë e tij në platformën Truth Social një artikull të The Wall Street…

37 minutes ago

Tronditje e madhe për Armando Brojën, trajneri zbulon arsyen pse e dërgoi në tribunë

Armando Broja është tronditur me vendimin e fundit të Skot Parker. Trajneri i Bërnlit vendosi që ta dërgojë në tribunë…

46 minutes ago

Sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon 7 anëtarët e grupit të trafikut të klandestinëve, verdikte deri në 35 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënoi 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve, nga…

1 hour ago

Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukun, Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet, presim vendimin e zbardhur nga Kushtetuesja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu nga Kuvendi drejt mbylljes së seancës së sotme se Këshilli i…

1 hour ago

U largua nga drejtimi i Prefekturës së Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Qendro, i cili deri…

1 hour ago