“Gazzetta dello Sport” tenton të analizojë situatën në lidhje me Rafael Leao.
Duke rindërtuar faktet, lojtari i kërkoi Milanit një kontratë 5-vjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon për rinovimin, por marrëveshja mund të arrijë edhe me 6 milionë.
None found
Problemi në fakt është diçka tjetër, 19 milionët që Leao dhe Lille i detyrohen Sporting Lisbonës, për përfundimin e njëanshëm të vitit 2018. Milan, nëse do ta merrte këtë çëshjte, do të shpenzonte rreth 45-50 milionë euro për kontratën dhe 15 të tjera për portugezët, falë Dekretit të Rritjes.
Rreth 65 milionë në total, një operacion shumë i kushtueshëm. Milani kishte arritur një marrëveshje me Sportingun muaj më parë për një pagesë të menjëherëshme prej 14 milionë eurosh. Koha duket se po mbaron për Maldinin dhe Massara, me Leao që skadon në 2024 dhe me Kupën e Botës në horizont, gjë që mund të rrisë më tej vëmendjen ndaj tij.
Nuk mungojnë as ekipet e interesuara seriozisht për Leao, me Chelsea dhe Manchester City të cilët janë të gatshëm të paguajnë për sulmuesin e talentuar portugez.
Milani dëshiron ta shesë për rreth 120 milionë euro, por shpresa është të gjejë marrëveshjen e shumëpritur për rinovim, por mesa duket po vështirësohet./ h.ll/albeu.com
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…
Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…