sport

“Ringjallja” e vë në qendër të vëmendjes, Eriksen mund të largohet nga Brentford

Mesfushori danez, Cristian Eriksen u rikthye në Premier League gjatë merkatos së janarit, teksa u transferua te skuadra e Brentford.

Pas problemeve me zemrën që pati gjatë kampionatit Euro 2020, ish-lojtari i Interi u rikthye të luajë, teksa me Brandford ka arritur të shënojë një gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste.

Paraqitje këto që kanë bërë që tashmë interesime për të  ketë edhe nga skuadra të tjera, të cilat kërkojnë shërbimet e mesfushorit danez, i cili me shumë gjasa do të largohet nga skuadra angleze gjatë merkatos së verës.

Vetë mesfushori danez ka pranuar se ka disa oferta të rëndësishme në tavolinë, duke paralajmëruar kështu largimin nga skuadra e tij aktuale.

“Nuk mendoj se ka futbollistë që mund të vendosin vërtetë vetë se me kë klub do të luajnë. Janë shumë kritere që hyjnë në lojë në këto situata. Në nivelin personal unë kam disa oferta të ndryshme dhe do të vlerësoj se kush është më e mira për mua. Më pas do të marr edhe vendimin tim”.

“Po, do të më pëlqente të luaja përsëri në Ligën e Kampionëve. E di se sa i rëndësishëm dhe argëtues është si garë, por në të njëjtën kohë nuk është thelbësor”, tha Eriksen.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë shprehur interesim për danezin në Ligën Premier, derisa edhe Ajax po tenton rikthimin e tij./ h.ll/albeu.com

të fundit

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

3 minutes ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

12 minutes ago

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…

1 hour ago

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 hours ago

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…

2 hours ago

U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…

3 hours ago