sport

Rikthimi i basteve sportive, Haxhi: Ka impakt të vogël në buxhet, nuk janë të nevojshme

Ish-zëvendës ministri i financave, elton haxhi ka qenë i ftuar në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxh, ku ka folur për situatën ekonomike në vend dhe për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Haxhi u ndal tek rikthimi i lojërave të fatit, që sipas tij nuk do të kenë një impakt të madh në buxhet, pasi nuk sjellin dobi të madhe.

Të lidhura

None found

“Efekti i matur tashmë në këtë projektbuxhet është 2 mld lekë të ardhura shtesë si rrjedhojë e taksimit të tyre. Në këndvështrimin tim nuk është e nevojshme, veç influencës që kanë grupe të caktuara për t’i rikthyer. Ka një impakt të vogël në buxhetin e shtetit. Është harxhim energjish nga ana e atyre institucioneve që merren dhe nga opinioni publik që merren me një lajm të tillë. Mund të ishim marrë me debate të tjera që sjellin një dobi të madhe”, tha Haxhi.

Ai foli edhe për taksimin e prodhuesve të mëdhenj të energjisë, që në një kohë normale e cilësoi të gabuar, por në kohë krize situata ndryshon.

“Është një lëvizje interesante. Kur kanë filluar këto investime, të gjithë luieshin që qeveria tu jepte një marrëveshje për blerjen e energjisë. Qeveria nuk ua ka dhënë. Në atë periudhë këta investitorë u lanë në mëshirë të tregut duke mbajtur të gjithë rrezikun përsipër. Në kushte normale unë do thoja që është një veprim I dëmshëm për klimën e biznesit në tërësi. Duke qenë se jemi në një krië të tillë diskutimi ndryshon. Kur investon, atë investim e rikuperon në 20 vite”, tha ai.

Haxhi komentoi edhe ligjin për amnistinë fiskale, për të cilën tha se përbën një rrezik të madh për pastrimin e veprave që nuk janë subjekt i saj.

“Çështja e aministrisë është e tillë që ka disa element që duhet të rregullohen pasi hap një rezik shumë të madh në lidhje me pastrimin e veprave që nuk janë subjekt i kësaj amnistie. Për më tepër që aminston edhe pasuri të realizuara të tjera. FMN nuk jam i sigurt që ka dhënë rekomandime, përgjithësisht është kundër amnistive. Pa administratë të mirë aministia që nuk e destinuar të zbatohet mirë”, tha Haxhi. /abcnews.al

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

3 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

3 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

3 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

3 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago