Rikthimi i Max Allegri në krye të Juves largon C.Ronaldo gjithnjë e më shumë nga Torino. Sulmuesi portugez dhe trajneri nuk kanë një simpati të veçantë për njëri tjetrin, për më tepër që edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po kalojnë një moment jo shumë të mirë në aspektin financiarë, largimi i CR7 mund ti jepte pak frymëmarrje.
Në Angli, mediat flasin për një interesim konkret nga ana e Man.United me drejtuesit e “djajve të kuq” që po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer portugezin në “Old Traford” pas afro 11 vitesh.
None found
CR7 futet në vitin që i skadon kontrata, pavarësisht emrit që përfaqëson, ky është viti i duhur për ta shitur. Me largimin e Ronaldon, Juventus mund të arkëtojë afro 80 milion euro, këtu përfshihet kursimi nga paga e tij dhe vlera që mund të përfitojnë nga shitja e kartonit. Situata që po kalon Ronaldo në Torino po ndiqet hap pas hapi nga drejtuesit e United, as Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka fshehur faktin që vijon të mbajë lidhje me Ronaldon.
Sipas “Daily Express”, Juventus mund të shes Ronaldon për 30 milion euro, shifër kjo që duket interesante në sytë e Man.United.
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës, një shqiptar i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar…
Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI (sot PL), Klajda Gjosha, shprehet se shkaku kryesor i bllokimit të integrimit të…
Ditën e sotme, Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë. Kos u prit…
Gjatë konferencës së sotme për shtyp me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj…
Arti Papajani, është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së…
Raundi i parë i Kampionatit Italian të Qëndrueshmërisë GT në pistën e Misano “Marco Simoncelli”, u mbyll me tensione të…