Në historinë e ndeshjeve mes Spanjës dhe Shqipërisë, ka një ngjarje të veçantë që shënoi një kapitull të panjohur të publikuar në “AS ” në prag të ndeshjes së sontme.
Në dhjetor të vitit 1991, një ndeshje e planifikuar midis tyre u anulua për shkak të situatës politike të tensionuar dhe mungesës së kushteve të sigurisë në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist.
None found
Spanja, e cila ishte e përfshirë në fazën e fundit të kualifikimeve për Euro 92, u përgatit për të luajtur kundër Shqipërisë, por UEFA mori vendimin për të anuluar ndeshjen për shqetësime të sigurisë.
Shqipëria protestoi dhe kërkoi një datë të re për të përmbushur angazhimin ndaj tifozëve të saj, duke përfunduar me kompensimin rreth 30 mijë euro nga UEFA për shpërdorim.
Në shtator të vitit 1993, këto dy kombëtare u takuan përsëri, kësaj radhe për kualifikimet e Kupës së Botës në SHBA.
Një ndërmjetës spanjoll u përfshi në një propozim për të blerë ndeshjen, por presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit e refuzoi kategorikisht këtë ofertë, duke çliruar skuadrën nga akuzat e marrjes së ryshfetit.
Në një artikull të së përditshmes “Mundo Deportivo” të disa kohëve më parë thuhet se, në duelin e 22 shtatorit të vitit 1993, u shënua një tentativë për trukim.
“Një ndërmjetës spanjoll, i cili fluturoi në çarterin e skuadrës i ofroi Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), përmes Huan Espinos, zëvendëspresident i futbollit amator, blerjen e mundshme të ndeshjes.
‘Ne jemi të gjithë të çmendur’, ka qenë përgjigja e prerë e presidentit Angel Maria Vijar asokohe. Në fushë u shuan të gjitha dyshimet. Ishte faza kualifikuese për Botërorin SHBA 1994 dhe në Tiranë, Spanja luajti me një ekip të përbërë nga Zubizareta, Alkorta, Kamarasa, Nadal, Goikoeçea, Hulen Guerrero Hierro, Kaminero, Toni, Hulio Salinas dhe Alfonso. Pep Guardiola dhe Kike Estebaranz hynë në pjesën e dytë. Gjysmë ore pas ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Havier Klemente po fitonte në shifrat 0-3.
Ndeshja e përfunduar me fitoren e Spanjës me rezultatin e përfundimtarë 1-5, me një hat-trick të Julio Salinas. Edhe pse u kërkua nga mediat shqiptare në atë kohë për një hetim, UEFA nuk zbuloi prova të korrupsionit.
Historia e ndeshjeve midis Shqipërisë dhe Spanjës vazhdon të mbetet një kapitull interesant në historinë e futbollit ndërkombëtar, shënuar nga ngjarje dhe momente të papritura. /Telegrafi/
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…
Kategoria e DytëKanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A [...]Read More...
Milani do të jetë pa Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj…
Një qytetar është qëlluar me plumb gome në pjesën e barkut. Protestuesi është qëlluar në bark, në pjesën e sipërme…
Hidhen molotovë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve në bulevard, pranë sheshit “Skënderbej”. Policia përdor ujë me presion…
Një aksident rrugor është regjistruar në Vrion të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit,…