Pas 280 ditësh jashtë fushave të lojës, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet i gatshëm për Milanin teksa trajneri Stefano Pioli e aktivizoi në minutën e 73-të të sfidës në kampionat ndaj Atalantës, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0. Për 41-vjeçarin ishte një gëzim i madh teksa pas sfidës u shpreh se i mungonte shumë atmosfera në “San Siro” ndërsa theksoi se për atë ishte një vit shumë i vështirë.
“Më mungonte shumë ‘San Siro’, tifozët më japin shumë forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e tyre do të ishte shumë e vështirë, por me rëndësi që tani ndjehem mirë. U bë një vit e dy muaj që nuk ndihem si në këtë ndeshje dhe tani jam i lumtur që rikthehem. Ndjehem i lirë dhe ndjehesha i lirë në veprime. Në muajt e fundit jam ndjerë shumë në vështirësi, doja të ndihmoja me çdo kusht, por nuk mundesha. Jam munduar të ndihmoj në shumë aspekte, nuk kam vuajtur asnjëherë kaq shumë. Tani unë mendoj se jam i gatshëm të luaj për gjithë ndeshjen dhe jo vetëm për pesë minuta. Kush mendon që do të luaj pak, atëherë le të shkojë në shtëpi. Leao? Kam ulur rrogën që një pjesë e parave të shkojnë për të”, u shpreh Ibra.
None found
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…