Nedim Bajrami, është rikthyer në fushë këtë fundjavë për Rejnxhërs, duke luajtur sërish me ekipin skocez pas një dëmtimi që e detyroi të dilte shumë shpejt nga loja në një ndeshje ku ishte titullar.
Bajrami ishte marrë me dëmtim të një problemi muskulor në ndeshjen kundër Kilmarnok më 6 dhjetor, ku u detyrua të largohej nga loja pas vetëm rreth 21 minutash në fushë.
Edhe pse rikthimi i tij në fushë është një lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare, Rejnxhërs vazhdon të ketë në plan shitjen e mesfushorit gjatë merkatos, duke e konsideruar largimin e tij të mundshëm që në janar, për shkak të hapësirave të kufizuara dhe paraqitjeve të pakta këtë sezon.
Bajrami bën pjesë në listën e lojtarëve të cilët mund të lejohen të largohen së bashku me Nsiala, Matondo e Danilo, ku opsionet e mundshme që në janar, do të konsiderohen.
Në janar klubet kanë të drejtë të bëjnë ndryshime edhe në listën zyrtare të UEFA-s, por deri më tani Rejnxhërs nuk e ka përfshirë mesfushorin kuqezi dhe nëse ai vendos të qëndrojë, nuk është çudi që të përfshihet në këtë listë.
Personi që shikoni në foto, është Besim Sherifi, 52-vjeçari i arrestuar këtë të martë nga Policia, pasi dyshohet si autor…
Sokol Shehaj, tashmë ish-nëndrejtori i Kadastrës Vlorë, edhe pse jeton në Tiranë, ku ka edhe familjen, sërish doli krah punonjësve,…
Në Prime-in e 21-të të “Big Brother VIP Kosova 4”, Limit dhe Alba kanë shënuar një moment të papritur dhe…
Në një deklaratë zyrtare, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ka shprehur dhimbje dhe trishtim të thellë pas humbjes tragjike të…
Mbrëmë pas “Prime”-it, Benita ka pasur një bisedë interesante me Klodin, ku ka shprehur pëlqimin për të, duke lënë të…
Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, autoritetet kanë ekzekutuar…